Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në aksin Elbasan–Librazhd, ku punimet për ndërtimin e autostradës kanë dëmtuar segmentet ekzistuese të rrugës dhe kanë ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen.
Në shumë pika mungon sinjalistika, ndriçimi dhe orientimi i trafikut, duke e kthyer udhëtimin në një kalvar për drejtuesit e mjeteve.
Situata është rënduar edhe më shumë nga fluksi i qytetarëve që janë nisur drejt Korçës për fundit vit.










