Një person u vra dhe disa të tjerë mbetën të plagosur nga një tornado që goditi rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit mbrëmjen e së hënës.
Ministri i Brendshëm Laurent Nunez konfirmoi lajmet për viktimën dhe tha se po monitoronte situatën pasi shumë njerëz të tjerë u plagosën nga tornadoja.
Sakaq, videot e postuara në mediat sociale tregojnë tre vinça që rrëzohen në Ermont nga tornadoja që goditi periferitë e kryeqytetit francez.
Sipas prefekturës rrëzimi i vinçave shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe janë konfirmuar katër persona të plagosur rëndë që po trajtohen me ndihmë mjekësore.















