• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tifozët Kuq e Zi kundër FShF: Për herë të dytë në 21-vite nuk do ta mbështesim kombëtaren

2 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të dytë pas 21 vitesh përkrahje të pandërprerë, “Tifozët Kuq e Zi” (TKZ) kanë njoftuar se nuk do të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Serbisë, më 7 qershor 2025. Në një deklaratë të fortë, ata krahasojnë këtë bojkot me 14 tetorin e vitit 2014, kur nuk u lejuan nga pala serbe të merrnin pjesë, ndërsa këtë herë ndihen të përjashtuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

TKZ kritikojnë ashpër FSHF-në për procesin që e quajnë “short i rremë”, i cili sipas tyre, është krijuar për të favorizuar agjencitë turistike dhe interesat e ngushta financiare, duke përjashtuar tifozët e vërtetë. Ata e cilësojnë sistemin aktual si një farsë të padrejtë që ka shndërruar futbollin nga një ngjarje popullore në një spektakël ekskluziv për të pasurit.

Sipas TKZ-së, ky është kulmi i hipokrizisë nga një institucion që predikon gjithpërfshirje, por përjashton ata që i kanë qëndruar pranë Kombëtares për dekada.

Lexo edhe:

Epopeja e UÇK-së/ Seanca solemne, Osmani: Liria është sakrificë dhe shteti përgjegjësi! Familja Jashari në piedestalin më të lartë

VIDEO/ Dronët iranianë godasin aeroportin në Azerbajxhan, zjarr i madh dhe civilë të plagosur

Reagimi i plotë:

TIFOZAT KUQ E ZI NUK DO TË JENË NË STADIUM!

Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tash më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve (FSHF), dhe atë në shtëpinë tonë.

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët tanë u organizuan për të siguruar bileta në sektorin tonë tradicional, këtë herë nuk morëm pjesë në farsën e organizuar me pretekstin e një “shorti” të rremë. Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. 

Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro.

Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor.

Kjo është politika përjashtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit: nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium. Por jo të gjithë jemi milionerë si Presidenti i FSHF-së dhe rrethi i tij.

Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm BESNIKËT e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. 

Le të fitojë njëherë Kombëtarja.

Nga Kategoria

Kosova

Epopeja e UÇK-së/ Seanca solemne, Osmani: Liria është sakrificë dhe shteti përgjegjësi! Familja Jashari në piedestalin më të lartë

5 Mars, 2026
Kryesore

VIDEO/ Dronët iranianë godasin aeroportin në Azerbajxhan, zjarr i madh dhe civilë të plagosur

5 Mars, 2026
Kryesore

“Të gjithë nga vetja e kemi”, Spiropali “godet me spond” Ballukun nga salla e parlamentit: Të shohim ku do jemi nesër

5 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Epopeja e UÇK-së/ Seanca solemne, Osmani: Liria është sakrificë dhe shteti përgjegjësi! Familja Jashari në piedestalin më të lartë

5 Mars, 2026

VIDEO/ Dronët iranianë godasin aeroportin në Azerbajxhan, zjarr i madh dhe civilë të plagosur

5 Mars, 2026

“Të gjithë nga vetja e kemi”, Spiropali “godet me spond” Ballukun nga salla e parlamentit: Të shohim ku do jemi nesër

5 Mars, 2026

Gjyqtarja e Veliajt ‘ngec’ në Dubai, mungesa e saj shtyn seancën gjyqësore të dosjes “Plumbi i Artë”

5 Mars, 2026

PS kërkon votimin e ministrave të rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

5 Mars, 2026

U largua nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali në Kuvend: Jam e habitur që i doli fjala Sali Berishës

5 Mars, 2026

Largimi i Spiropalit, Berisha replika në Kuvend: Vijë si nuse me të bardha se doje t’i zije vendin, pse hante bar Lubia?

5 Mars, 2026

“O ushtar i Suelit”/ “Balluku” përplas Ballën dhe Bardhin në Kuvend, socialisti: Gënjen në muaj Ramazani! 

5 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.