• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, personalitetet homazhe për Artur Zhejin

25 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë nisur këtë të hënë që prej orës 10:00 homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve. Mjaft personalitete kanë mbajtur dhe fjalën pasi kanë kryer homazhe në arkëmortin e Artur Zhejit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj ka kujtuar dhe lartësuar figurën e Zhejit, me të cilin ka punuar në disa media, por jo vetëm, ka pasur dhe një miqësi të afërt me të.

“Është një ditë e trishtuar për gazetarinë publicistike, për të gjithë miqtë, një ndër të cilët jam dhe unë. Kam pasur fatin ta njoh herët dhe të punoj me të, të shkëmbejmë mendime, ishte një intelektual me interesa të gjera. Mendoj se ai themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri. Kishte një bazament kulturor që pak e kanë, gjë që e ndihmoi të krijonte stilin e vet autentik. Gjërat i thoshte me qëllimin të ishin ndikuese, por jo vrastare”, tha Zogaj.

Regjisori Kiço Londo ka shprehur gjithashtu dhimbjen e tij me një mesazh prekës, duke kujtuar figurën e mikut.

Lexo edhe:

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

“Vijmë nga një ajër, nga krahinë, nga një fshat, nga një gjak. Vijmë nga i njëjti kurs, në këtë shkollë të mrekullueshme edhe sot është një ditë e thellë zie. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për thellësinë e mendimit që humbëm, për Artur Zhejin që jo vetëm që vinte nga një gjen gjeniu, por kishte edhe një damar të fortë gjeniu në vetvete. Dritë e trishtë që humbëm, por dita që Arturi po lë pas shprehej të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”, tha Kiço Londo.

Ish-ministri Paskal Milo kujtoi momentet e para të njohjes me Zhejin dhe bashkëpunimin e gjatë me të.

“Me Zhejin kam rreth 27 vjet që jam njohur, më ka marrë intervistë e parë në gazetar në romë, ku unë isha ministër i jashtëm dhe ai punonte për radion Radicale. Që aty vendosëm bashkëpunim miqësor. Me një stil të veçantë, fjalor tejet të përpunuar, ndërthurej mes një gazetarie ekspresive por edhe mendimi të thellë filozofik, Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për Kosovën”, tha Milo.

Mes shumë personaliteteve që kujtuan figurën e Artur Zhejit, në homazhet që u mbajtën në Universitetin e Arteve të Bukura, ishte edhe aktori Timo Flloko.

“Ishte personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme. Arturi ishte një artist i madh në shpirt. Unë i kam dhënë mësim në një kurs. Ai dinte gjithçka. Kam pasur miqësi të afërt me të, iku shumë shpejt dhe çuditshëm. Dhimbja është e madhe”.

Një tjetër fjalim të shkurtër të nder të Zhejit ka mbajtur dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe.

“Pas Zhejit që kemi parë nëpër ekrane, ka qenë një Zheji akoma më artist, ndoshta do ishte më shumë dhe në vitet në vazhdim por fatkeqësisht për të gjithë ne por dhe për gazetarinë, nuk ndodhi. Jeta është shumë e ashpër në ngjarje të tilla të papritura. Ishte një ikje shumë e parakohshme“, tha ministri Blendi Gonxhe.

Zheji, 64 vjeç, u nda nga jeta para dy ditësh në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen. Ai njihej si një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare

Tags: Zhejhomazhe

Nga Kategoria

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?
Aktualitet

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.
Aktualitet

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025
Siç tha Berisha, 'Nora e Kelmendit', Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë
Aktualitet

Siç tha Berisha, ‘Nora e Kelmendit’, Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

15 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mohamed Salah duhet të qëndrojë te Liverpool për një ‘lamtumirë të madhe’, thotë Jamie Carragher

15 Dhjetor, 2025

Wesley “shokon” Comon, Roma fiton 1-0 dhe rikthehet te ëndrra: Gasperini “mposht” Fabregasin në Olimpico

15 Dhjetor, 2025

Spektakël në “Old Trafford”: Man United dhe Bournemouth mbyllin 4-4 një ndeshje “të çmendur” me 8 gola

15 Dhjetor, 2025
Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

Aktorja e famshme u sulmua në rrjet, ndërsa shumë nxitojnë ta mbrojnë, çfarë ka ndodhur?

15 Dhjetor, 2025

Kroacia miraton ndërtimin e një depozite për mbeturina radioaktive

15 Dhjetor, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërhiqet nga projekti për ndërtimin e një rezidence luksoze në Beograd

15 Dhjetor, 2025
Siç tha Berisha, 'Nora e Kelmendit', Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

Siç tha Berisha, ‘Nora e Kelmendit’, Grida Duma: Gabimet e lidershipit mund të falen, por jo ato të anëtarësisë

15 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Kinës humb ritmin për shkak të rënies në shpenzime dhe investime

15 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.