• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Showbiz

Tërmetet në Santorini, sizmiologu grek zbulon kur mund të shpërthejë vullkani

4 Shkurt, 2025
tek Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i njohur i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthimios Lekkas në një prononcim gjatë mbrëmjes së sotme për aktivitetin e shtuar sizmik midis Santorinit dhe Amorgos, është përpjekur të qetësojë banorët e dy ishujve.

Lekkas shpjegoi se ka shumë pak gjasa që të ndodhë skenari i një tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter dhe se banorët e Santorinit duhet të ndjehen të sigurt.

“Sot në mëngjes në orën 4:40 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter. Mbrëmja ishte relativisht e qetë, por më pas patëm një rritje. Vlerësojmë se ky aktivitet sizmik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këto tërmete ndodhin ngadalë dhe gradualisht. Do të doja që një tërmet midis 5.2 dhe 5.3 i shkallës Rihter të ndodhte më shpejt. Një tërmet me magnitudë deri në 5.5 vlerësojmë se nuk do të kishte ndikim në ishull. Nuk duhet të ketë panik për të ikur. Kam konstatuar se këtu punojnë kryesisht të huajt”, tha fillimisht ai në televizionin MEGA.

Lexo edhe:

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, kush ua zbulon romancën?

Lidhur me hipotezat për rizgjimin e vullkanit mbi të cilin ngrihet shkëmbi ku shtrihet ishulli i Santorinit, një teori që ka qarkulluar ditën e fundit, Lekkas tha se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri.

“Epiqendra e tërmetit po zhvendoset, duke lëvizur në verilindje drejt Amorgos. Kjo do të thotë se po largohet nga Santorini dhe kjo është gjë e mirë, por po shkon drejt Amorgos. Amorgos nuk ka aq cenueshmëri sa Santorini. Efektet e një tërmeti do të jenë më të vogla në Amorgos sesa në Santorini. Kjo nuk ka të bëjë fare me vullkanin. Jo se nuk ka asnjë aktivitet vullkanik, ai ka qenë atje për mijëra vjet. Ne kemi llogaritur se do të duhen afërsisht 17,000 vjet që vullkani i Santorinit të shpërthejë përsëri. Vullkani ka shpërthyer çdo 20,000 vjet në 200,000 vitet e fundit”, vlerësoi profesori.

I pyetur për zhurmën e dëgjuar orët e fundit në ishuj, Lekkas shpjegoi se është rezultat i proceseve sipërfaqësore dhe jo vetë tërmeti. Siç tha ai, zhurma vjen kryesisht nga difuzioni i valëve zanore dhe në disa vende është intensive e në vende të tjera jo.

“Është një proces induktiv dhe nuk ka të bëjë me tërmetin. Përveç nëse tërmeti është në një distancë të afërt, pra në 1-2 kilometra ose në një distancë më të shkurtër. Më pas dëgjohet zhurma e tërmetit. Në distanca më të mëdha nuk dëgjohet asnjë zë”, theksoi Lekkas.

Nga Kategoria

Ekstra

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

16 Qershor, 2025
Showbiz

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, kush ua zbulon romancën?

15 Qershor, 2025
Kulturë

Nata e dytë e “Eagle Beat Tirana”/ Tjetër mbrëmje magjike, Elvana Gjata, Ledri Vula dhe yje të tjerë të muzikës shqiptare ndezën Tiranën

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Eliona bëhet nënë për herë të tretë, gjinia e bebit mister

16 Qershor, 2025

Varën një kukull me ngjyrë në një urë, katër tifozë të Atl. Madrid dënohen me burg për racizëm ndaj Vinicius Jr

16 Qershor, 2025

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

16 Qershor, 2025

“Raketa balistike janë nisur drejt Tel Avivit, pak minuta më parë na kërkuan…”/ Ambasadorja shqiptare rrëfen situatën në Izrael: Tronditëse, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata

16 Qershor, 2025

EMRI/ Doli të marrë pensionin, zhduket i moshuari në Lushnje! Familjarët ngrejnë alarmin

16 Qershor, 2025

Izraeli publikon videon, shkatërron dy avionë F-14 iranianë

16 Qershor, 2025

Interi vendos çmimin për Çalhanoglu

16 Qershor, 2025

Eksperti i sigurisë: Irani do të godiste me raketa Shqipërinë në vitin 2023

16 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.