• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Teori konspirative për vdekjen e Hulk Hogan, vajza e tij nxit dyshime: E çuditshme që nuk u bë autopsi

6 Gusht, 2025
tek Lajme, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e legjendës së mundjes profesionale, Hulk Hogan, ka ndezur një valë teorish konspirative, të cilat po përhapen nga vetë vajza e tij, Brooke Hogan.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo pas një sërë pretendimesh të ngritura nga miku i ngushtë i ish-mundësit, prezantuesi radiofonik Bubba the Love Sponge (emri i vërtetë: Todd Clem), i cili lë të kuptohet për një vdekje të dyshimtë dhe të mundshme të shkaktuar nga të tretë.

Hulk Hogan (emri i vërtetë Terry Bollea) ndërroi jetë më 24 korrik, në moshën 71-vjeçare. Sipas zyrës së mjekësisë ligjore në Florida, ai vdiq nga infarkt akut në zemër. Por fakti që trupi i tij u dogj shumë shpejt dhe pa iu nënshtruar autopsisë ka ngjallur dyshime.

Lexo edhe:

Vlerësimi i lojtarëve të Man Utd ndaj Fulham: Benjamin Sesko në ndihmë! Goditja në minutat e fundit ruan serinë e fitoreve pas performances së shkëlqyer të Casemiro dhe Matheus Cunha në Old Trafford.

Çrregullime në çmimet e ilaçeve, rritje rekord sipas ministrisë së Shëndetësisë/ Farmacitë: Pacientët nuk po marrin rimbursimet.

Në një postim në Instagram që shpërndante një artikull të Clem ku shkruhej: “Kremimi i shpejtë pa autopsi ngre pikëpyetje për vdekjen e Hulk Hogan”, Brooke komentoi thjesht: “Saktësisht.”

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, Hogan vuante nga leuçemia dhe aritmia atriale. Clem pretendon se dikush mund të ketë injektuar një substancë të panjohur në portin e dializës së Hogan ndërsa ai flinte, për ta çuar në arrest kardiak. Ai pyet gjithashtu pse nuk u bë autopsi në një rast kaq serioz.

Ai vë në dukje edhe lidhjet e gruas së Hogan, Sky Daily, me Kishën e Scientologjisë, si dhe faktin që pasuria e Hogan vlerësohet mes 40 dhe 50 milionë dollarë. Megjithatë, Clem nuk paraqet asnjë provë konkrete për këto pretendime.

Sipas një raporti të Tampa Bay Times, Hogan ishte duke marrë trajtim kur u rrëzua në banesën e tij në Clearwater, Florida. Ai kishte dalë së fundmi nga një operacion dhe pritej të niste dializën. Infermierët që e shoqëronin e çuan në spital, ku mjekët i dhanë ilaçe për të ulur nivelin e lartë të kaliumit – një tregues i dështimit të veshkave – dhe gjithashtu i administruan Narcan, një antidot ndaj mbidozës me opioide, edhe pse nuk kishte prova që ai të kishte marrë substanca narkotike.

Zyra e mjekut ligjor i kontesë Pinellas nuk kreu autopsi, pasi nuk pa asnjë shenjë krimi apo rrethana të dyshimta. Policia e Clearwater konfirmoi gjithashtu se nuk kishte prova për veprim kriminal.

Certifikata e vdekjes tregon se trupi i Hogan do të digjej në krematorin Bay Area në Clearwater, edhe pse nuk është bërë ende e ditur një datë zyrtare. Një zëdhënës i zyrës së mjekësisë ligjore konfirmoi se kërkesa për kremim ishte bërë më 31 korrik.

Ndërkohë, Brooke Hogan, e cila prej kohësh ka qenë e larguar nga të dy prindërit e saj, pretendon se kishte këshilluar babain e saj të mos martohej me Sky Daily për shkak të frikës nga lidhjet e saj me Scientologjinë. Në një telefonatë në emisionin e Bubba në Twitch, ajo u shpreh:

“Është e çuditshme që nuk u bë autopsi. Po, mund të vdesësh nga një atak kardiak, por çfarë e shkaktoi atë? Nëse ishte zgjuar dhe po bënte ushtrime frymëmarrjeje, kjo do të thotë që operacioni kishte shkuar mirë.”

Ajo shtoi se nuk kishte qenë e informuar për diagnozën e leuçemisë dhe shtoi me ton dyshues: “Leuçemia nga hiçi më duket m…i”. Brooke madje tregoi se i kishte thënë babait të vendoste kamera sigurie në shtëpi: “I thashë ‘vendos kamera sepse ndonjëri nga këta maskarenj mund të të shtyjë nga shkallët dhe askush s’do ta mësojë kurrë’”.

Raporti shoqërohet nga sfondi i një marrëdhënieje të tensionuar mes Hogan dhe Bubba – i cili dikur e kishte Hogan si dëshmitar në martesën e tij, por më pas ndodhi një skandal me publikimin e një videoje intime ku Hogan shfaqej me gruan e Bubba. Kjo çoi në një padi ndaj Gawker Media dhe një vendim gjykate që i dha Hogan mbi 100 milionë dollarë në dëmshpërblim, edhe pse më pas u arrit një marrëveshje me shumë më të ulët pasi kompania falimentoi.

Pas vdekjes, Bubba u shpreh: “Jam thellësisht i tronditur nga humbja e Terry-t. Po, patëm problemet tona – kryesisht për fajin tim – por e doja si mik dhe do ta nderoj gjithmonë kujtimin e tij.”

Tags: Hulk hoganvajza

Nga Kategoria

Sporti

Vlerësimi i lojtarëve të Man Utd ndaj Fulham: Benjamin Sesko në ndihmë! Goditja në minutat e fundit ruan serinë e fitoreve pas performances së shkëlqyer të Casemiro dhe Matheus Cunha në Old Trafford.

1 Shkurt, 2026
Çrregullime në çmimet e ilaçeve, rritje rekord sipas ministrisë së Shëndetësisë/ Farmacitë: Pacientët nuk po marrin rimbursimet.
Lajme

Çrregullime në çmimet e ilaçeve, rritje rekord sipas ministrisë së Shëndetësisë/ Farmacitë: Pacientët nuk po marrin rimbursimet.

1 Shkurt, 2026
Zjarri i armëve në Milano: Grabitësi goditet në kokë nga policia dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.
Lajme

Zjarri i armëve në Milano: Grabitësi goditet në kokë nga policia dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

1 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Serie A: Inter vazhdon serinë e fitoreve me triumfin ndaj Cremoneses

Serie A: Inter vazhdon serinë e fitoreve me triumfin ndaj Cremoneses

1 Shkurt, 2026

Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, humbin jetën 15 minatorë

1 Shkurt, 2026

Informacionet më të reja | 1 Shkurt 2026 – Pasdite
Rivizitoni ngjarjet më të rëndësishme nga Europa dhe më gjerë më 1 Shkurt 2026 – lajme të fundit, lajmë të nxehta, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtim.

1 Shkurt, 2026

Vlerësimi i lojtarëve të Man Utd ndaj Fulham: Benjamin Sesko në ndihmë! Goditja në minutat e fundit ruan serinë e fitoreve pas performances së shkëlqyer të Casemiro dhe Matheus Cunha në Old Trafford.

1 Shkurt, 2026
Gala në nder të Kadarenës, poezia dhe proza e shkrimtarit të njohur mbushin Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gala në nder të Kadarenës, poezia dhe proza e shkrimtarit të njohur mbushin Teatrin e Operas dhe Baletit.

1 Shkurt, 2026

Kaos me çmimet e ilaçeve, rritje e paprecedentë/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

1 Shkurt, 2026
Oficeri i emigracionit shqiptar akuzohet për vjedhje të emigrantëve dhe mashtrim në procesin e marrjes së pasaportës britanike.

Oficeri i emigracionit shqiptar akuzohet për vjedhje të emigrantëve dhe mashtrim në procesin e marrjes së pasaportës britanike.

1 Shkurt, 2026

Gjatë një marrëveshjeje, gjigandi francez i teknologjisë Capgemini do të shesë filialin e saj në SHBA, i akuzuar për ofrimin e shërbimeve për ICE.

1 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.