Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi tentoi të transportonte katër emigrantë të paligjshëm në Shqipëri. I arrestuari është Ali Peposhi alias Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë. Ai është ndaluar në aksin Xarrë-Çukë.
Pas kontrollit të policisë në automjetin e tij tip “KIA” me të cilin po udhëtonte, janë gjetur katër emigrantë të huaj të paligjshëm. Sipas informacioneve paraprake, Peposhi rezulton i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale. Ai është arrestuar në vitin në 2020 në Tiranë dhe në 2023 në Korçë.











