• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Tentohet për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit të Kosovës,  LVV nuk tërhiqet nga Haxhiu

27 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, por nuk ka shenja se partitë parlamentare kanë gjetur pajtueshmëri për këtë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive pritet të nisë në orën 10:00.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.

Lexo edhe:

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë më shumë se 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur, në katër herët që u hodh në votim.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si “figurë përçarëse”, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.

Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

Sipas Kushtetutës së vendit, partia fituese gëzon të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, tha për Radion Evropa e Lirë se moskonstituimi i Kuvendit e ka vënë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që dalin nga vetë rezultati i zgjedhjeve.

Ai theksoi se ngërçi institucional po zgjatet “në mënyrë të rrezikshme, duke thelluar krizën politike dhe duke e vendosur vendin në një rrugë të pasigurisë kushtetuese”.

Në seancën e sotme, deputetët duhet t’i zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse.

Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja./rel

Nga Kategoria

Aktualitet

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

28 Shkurt, 2026
Kryesore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

28 Shkurt, 2026
Kryesore

Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë

28 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë, një qytetar humb ndjenjat nga gazi lotsjellës

28 Shkurt, 2026

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

28 Shkurt, 2026

Berisha prin protestuesit në marshim drejt Drejtorisë së Policisë, hidhet molotov në rrugë

28 Shkurt, 2026

Zbardhet skenari i protestës së PD: Marshim drejt “pikave më të korruptuara”

28 Shkurt, 2026

Protesta e PD/ Blindohet Kryeministria! 1500 policë të shpërndarë në institucione

28 Shkurt, 2026

Gjermania miraton rregullat e ashpërsuara të azilit, preken edhe shqiptarët

28 Shkurt, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme: Ambasadorja Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

28 Shkurt, 2026

Nga Elbasani në Tiranë për të vjedhur, arrestohen 3 persona

28 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.