Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare.
Sipas policisë, autori ka kërcënuar me thikë një punonjëse të postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Përpjekja e tij ka dështuar, ndërsa gjatë largimit ai ka thyer xhamin e sportelit.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për identifikimin e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin ligjor të rastit









