• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tensionet për Groenlandën, Trump letër kryeministrit norvegjez: Meqënëse nuk ma dhatë Nobelin nuk kam pse të mendoj vetëm për paqen

19 Janar, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump i lidhi pretendimet e tij për Groenlandën me faktin se nuk iu dha Çmimi Nobel për Paqen në një letër që i dërgoi kryeministrit norvegjez Jonas Gaard Store.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Duke marrë parasysh se vendi juaj vendosi të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për faktin se ndalova mbi 8 luftëra, nuk ndiej më detyrimin të mendoj ekskluzivisht për paqen”, thuhet në letrën e Trumpit, sipas Bloomberg.

PBS News raportoi se stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSC) dërgoi letrën tek disa ambasadorë evropianë në Uashington.

Lexo edhe:

“S’do të përfshihemi në luftë me Iranin” – Starmer: Nuk mund të lejojmë që konflikti në Lindjen e Mesme të bëhet një fat i papritur për Putinin

Përmbyset anija në brigjet italiane, shpëtohen 64 persona! Një dy vjeçar rezulton i zhdukur

“Edhe pse paqja do të mbetet prioriteti kryesor, tani mund të mendoj për atë që është e drejtë dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe absolut mbi Grenlandën,” shtoi presidenti amerikan.

Informacioni fillestar për letrën u shpërnda në X nga gazetari Nick Shifrin, ndërsa as Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e kryeministrit të Norvegjisë nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë mbi këtë çështje.

Çmimi Nobel për Paqen nuk jepet nga qeveria norvegjeze, por nga një komitet i pavarur.

“Sa i përket Çmimit Nobel për Paqen, unë i kam shpjeguar herë pas here Trumpit atë që është gjerësisht e njohur: se çmimi jepet nga Komiteti i Pavarur Nobel dhe jo nga qeveria norvegjeze,” kishte deklaruar Støre në një njoftim për Bloomberg.

Rritja e tensioneve me Evropën dhe NATO-n

Trump gjatë fundjavës kërcënoi me vendosjen e tarifave ndaj vendeve anëtare evropiane të Aleancës (NATO) nëse nuk merr kontrollin e Groenlandës. Kjo përshkallëzim shkaktoi reagime të forta tek liderët e Bashkimit Evropian.

Ambasadorët e BE-së u takuan të dielën për të shqyrtuar opsionet, përfshirë vendosjen e tarifave mbi produkte amerikane me vlerë 93 miliardë euro (108 miliardë dollarë). Liderët e Bashkimit pritet të takohen të enjten.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “NATO i thotë Danimarkës prej 20 vitesh që duhet të largojë kërcënimin rus nga Grenlanda. Fatkeqësisht, Danimarka nuk mundi të bëjë asgjë. Tani është koha dhe do të ndodhë!!!”.

Këtë mesazh e përsëritën edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Thesarit, Scott Bessent, i cili deklaroi se Evropa është tepër e dobët për të garantuar sigurinë e Groenlandës.

Nga Kategoria

Bota

“S’do të përfshihemi në luftë me Iranin” – Starmer: Nuk mund të lejojmë që konflikti në Lindjen e Mesme të bëhet një fat i papritur për Putinin

16 Mars, 2026
Bota

Përmbyset anija në brigjet italiane, shpëtohen 64 persona! Një dy vjeçar rezulton i zhdukur

16 Mars, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama në Vlorë, takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë

16 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“S’do të përfshihemi në luftë me Iranin” – Starmer: Nuk mund të lejojmë që konflikti në Lindjen e Mesme të bëhet një fat i papritur për Putinin

16 Mars, 2026

Përmbyset anija në brigjet italiane, shpëtohen 64 persona! Një dy vjeçar rezulton i zhdukur

16 Mars, 2026

Kryeministri Rama në Vlorë, takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë

16 Mars, 2026

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

16 Mars, 2026

SPAK zbulon dy apartamente të trafikantit të drogës të fshehura përmes Pajtoni shpk, GJKKO njofton kompaninë e ndërtuesit Armando Pajtoni për gjyqin

16 Mars, 2026

Viktima e të shtënave me armë në Gjakovë është xhaxhai i ish-finalistes së “Big Brother”

16 Mars, 2026

“Fajet i kishte spitali i Tiranës!” Foshnja dy muajshe ndërroi jetë, nëna akuzon mjekët: Ata ma vdiqën fëmijën

16 Mars, 2026

“Dosjet e Ramës nuk mbyllen me një Lubi dhe as me 5 Lubi”- Berisha rendit akuzat për Ramën: Nga Llogaraja te Porti i Durrësit! Sovrani do t’i tregojë vendin

16 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.