Në kontekstin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës lidhur me Groenlandën, NATO-ja ka nisur zyrtarisht misionin “Roja e Arktikut”, i cili ka për qëllim forcimin e pranisë ushtarake të aleancës në këtë rajon strategjik. Diplomatë të NATO-s sugjerojnë se ky angazhim mund të ndihmojë në zbutjen e krizës që ka lindur nga përplaset midis dy vendeve anëtare.
Pas një takimi të rëndësishëm mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte, u arrit marrëveshje për të forcuar rolin e NATO-s në Arktik, veçanërisht për të parandaluar çdo ndërhyrje të mundshme nga Kina dhe Rusia në këtë zonë. Rutte theksoi se për herë të parë, të gjitha aktivitetet e NATO-s në Arktik do t’i nënshtrohen një komande të vetme, duke i kushtuar vëmendje identifikimit të boshllëqeve në kapacitetet ushtarake dhe plotësimin e tyre.
Një nga qëllimet kryesore të misionit është ruajtja e stabilitetit në këtë rajon, që konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe sfiduesit mjedisorë në botë. Komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë, Alexus Grynkeëich, theksoi përkushtimin e aleancës për të mbrojtur vendet anëtare dhe për t’i përgjigjur rritjes së aktiviteteve ushtarake ruse dhe kineze.
Detajet e angazhimit të vendeve pjesëmarrëse dhe të trupave të angazhuara ende nuk janë bërë publike. Sidoqoftë, NATO konfirmoi se misioni do të jetë “shumëdimensional”, duke përfshirë operacione në ajër, det dhe tokë. Nga tetë shtetet arktike, vetëm Rusia nuk është anëtare e NATO-s. Përveç kësaj, pavarësisht se aktualisht nuk ka një prani të shtuar të anijeve ruse ose kineze në ujërat përreth Groenlandës, ekspertët paralajmërojnë se situata mund të ndryshojë me shkrirjen e akullit në Detin Arktik, që mund të hapë rruge të reja detare dhe sfida të reja strategjike.











