Para kryeministrisë situata u tensionua pasi protestues demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës qeveritare.
Policia është detyruar të ndërhyjë me dy autobote me ujë me qëllim për të shuar zjarret, por edhe për të shpërndarë protestuesit.
Uniformat blu kanë bërë herë pas herë thirrje që fëmijët të largohen nga protesta.










