Sirenat e alarmit u dëgjuan pak pas orës 04:00 të mëngjesit në Izrael, pas një sulmi me raketa nga Iran, duke rritur tensionet mes dy vendeve.
Sipas Forcat e Armatosura Izraelite (IDF), janë zbuluar raketa balistike të lëshuara drejt territorit izraelit, çka aktivizoi menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore.
“IDF zbuloi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes u aktivizuan për të kapur kërcënimin”, thuhej në një njoftim të publikuar në platformën Telegram.
Alarmi u hoq rreth 15 minuta më vonë, ndërsa deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
Ky është sulmi i dytë me raketa nga Irani kundër Izraelit që nga mesnata. Edhe në sulmin e mëparshëm, i ndodhur rreth dy orë e gjysmë më herët, nuk u raportuan pasoja në njerëz apo dëme të konsiderueshme.











