Shtetet e Bashkuara kanë realizuar evakuimin e qindra ushtarëve nga disa baza në Lindjen e Mesme, si një masë parandaluese për një sulm të mundshëm ndaj Iranit dhe për të shmangur një kundërpërgjigje nga regjimi iranian. Të dhënat e raportuara nga The New York Times, që citon zyrtarë anonimë të Pentagonit, zbulojnë një situatë emergjente në bazat ajrore Al Udeid në Katar dhe në instalimet ushtarake në Bahrain, ku është vendosur Flota e Pestë e SHBA-së.
Aktualisht, nuk ka më trupa amerikane në bazat ushtarake në Irak, Siri, Kuvajt, Arabi Saudite, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Analizat e reja satelitore, së bashku me të dhënat e gjurmimit të fluturimeve, tregojnë se një bazë në qendër të Jordanisë, e njohur si Muëaffaq Salti, është shndërruar në një pikë kyçe për planifikimin e sulmeve ndaj Iranit. Të dhënat grafike zbulojnë se më shumë se 60 avionë bombardues janë parë në këtë bazë, trefish i numrit të zakonshëm të avioneve të pranishëm aty.
Përveç bombarduesve, të paktën 68 avionë transporti kanë zbarkuar në këtë bazë që nga e diela. Ushtarët amerikanë kanë instaluar gjithashtu sisteme të reja mbrojtëse ajrore për të garantuar sigurimin e bazës nga ndonjë sulm me raketat e mundshme të Iranit.
Këto veprime janë pjesë e një grumbullimi të gjerë të forcave amerikane në rajon, që po ndodhin në një kohë kur po zhvillohen negociata për programin bërthamor të Iranit. Ky grumbullim ushtarak është po ashtu një përgjigje ndaj paralajmërimeve të presidentit Trump për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake. Këto zhvillime reflektojnë tensionin në rritje mes SHBA-së dhe Iranit, me pasojë një rreshqitje në stabilitetin e sigurisë në të gjithë Lindjen e Mesme.










