Nuk janë ndalur shembjet e godinave në fshatin turistik të Thethit as natën dhe kjo ka sjellë sërish tensione dhe përplasje mes banorëve me Policinë dhe IKMT-në.
Mësohet se në Theth kanë mbetur edhe dy godina pa u shembur, teksa banorët e zonës po bëjnë rezistencë. Kjo ka sjelle forca të shumta polici në Theth, duke ua bërë të pamundur rezistencën për të mbrojtur godina e tyre.
Banorëve u ishte dhënë koha që deri në orën 18:00 të ditës së sotme, strukturat të çmontoheshin nga vetë pronarët. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë natën për t’i shembur.
Në aksionin e banorëve për bllokimin e rrugës, ndodhen dhe fëmijë, duke treguar kështu dhe rezistencën gjithëpërfshirëse që komuniteti po bën.