Një burre tentoi të mashtrojë një të moshuar në Romë duke përdorur skemën e njohur të “aksidentit të rremë”, por këtë herë plani i tij dështoi falë gjakftohtësisë së viktimës dhe ndërhyrjes së shpejtë të policisë së komisariatit Porta Pia.
Pas një telefonate ku iu kërkuan para dhe bizhuteri, e moshuara nuk ra pre e mashtrimit dhe njoftoi menjëherë Policinë. Në pamjet video shihen momentet e fundit të operacionit: mashtruesi, i shtirur si karabinier, mbërrin për të marrë sendet me vlerë, por në vend të tyre përballet me efektivët e policisë.
Autori, 56 vjeç, u arrestua nën akuzën e tentativës për mashtrim të rënduar.











