Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Hamallaj të Durrësit, ku një person është plagosur me armë zjarri.
U raportua se një person është qëlluar me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Ndërsa sipas mediave, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L.
Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.