Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Lushnjes. Mësohet se është qëlluar drejt një makine.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Uniformat blu, sipas informacioneve paraprake, kanë gjetur atje dhjetëra gëzhoja.
Pak pas kësaj ngjarjeje në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.
Deri më tani mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarje. Policia po vijon me hetimin për zbardhjen e këtij rasti në qytetin e Lushnjes.










