• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

17 Prill, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Më 17 prill, në Gjykatën Themelore në Prishtinë zhvillohet seanca e parë gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku në bankën e të akuzuarve do të ulen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të tre u arrestuan pas ngjarjes së shtatorit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan, humbën jetën edhe tre nga sulmuesit.

Në shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera penale të rënda. Shumica prej tyre, përfshirë Millan Radoiçiqin — ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe personi që mori përgjegjësinë për sulmin — janë ende në arrati, kryesisht në Serbi.

Lexo edhe:

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

Në seancën përgatitore të mbajtur më 9 tetor 2024, Prokuroria kërkoi që procesi gjyqësor të nisë edhe për të akuzuarit që ndodhen jashtë Kosovës. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga mbrojtja, me arsyetimin se bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Për këtë çështje, gjyqtari Arben Hoti kërkoi interpretim nga Gjykata Supreme, e cila u shpreh se vendimi mbetet në diskrecionin e gjykatësit — por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.

Nga të pandehurit në këtë rast, Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq nuk pranuan të deklarohen për fajësinë, ndërsa Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm.

Prokuroria Speciale i ngarkon të akuzuarit me kryerjen e veprave terroriste dhe shkelje të rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Sipas aktakuzës, grupi kishte për qëllim, përmes dhunës dhe përdorimit të armatimit të rëndë, shkëputjen e veriut të Kosovës — zonave të banuara me shumicë serbe — për t’i bashkuar ato me Serbinë.

Millan Radoiçiq konsiderohet udhëheqësi i grupit, dhe Prokuroria e përshkruan atë si figurën kryesore në organizimin dhe koordinimin e sulmit, si dhe në aktivitetet kriminale që pasuan.

Nga Kategoria

Kosova

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

9 Prill, 2026
Kosova

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

7 Prill, 2026
Kosova

Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

6 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI

9 Prill, 2026

Ushtaraku i lartë amerikan: Ka armëpushim, por mbetemi të gatshëm në Lindjen e Mesme

9 Prill, 2026

Braçe flet hapur: Në Shqipëri pastrohen para nga mëngjesi në darkë, është e vërtetë

9 Prill, 2026

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu po i reziston armëpushimit për të shmangur burgun

9 Prill, 2026

Rama: Na duhet edhe një mandat më i fortë për të futur Shqipërinë në BE

9 Prill, 2026

A ndikon tensioni mes SPAK dhe politikës për integrimin? Përgjigjet ambasadori Gonzato

9 Prill, 2026

Ekspertët australianë: Do të duhet një vit që çmimet e naftës të rikthehen në nivelet e para luftës

9 Prill, 2026

Bisedimet për paqe midis Libanit dhe Izraelit do të fillojnë në Uashington javën e ardhshme

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.