• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 5 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Tatuazhi e tradhtoi pas 19 vitesh arrati, arrestohet shqiptari

4 Shtator, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Pas gati dy dekadash në arrati, një tatuazh e çoi në pranga një shqiptar të dënuar me 10 vite burg. Durim Lusha, 52 vjeç, u identifikua dhe u arrestua nga autoritetet italiane ndërsa ndodhej në një bar pranë një stacioni karburanti në periferi të Tavianos, në rajonin e Leçes.

Ajo që i dha fund arratisë së tij ishte një tatuazh karakteristik në parakrahun e djathtë, që tregon një figurë gruaje gjysmë të zhveshur, të cilën karabinierët e kishin regjistruar dhe e mbanin mend që nga hetimet e dikurshme.

Edhe pse Lusha kishte ndryshuar emrin në pasaportë, nga Durim në Elidon, kjo nuk mjaftoi për të shmangur njohjen dhe arrestimin.

Lexo edhe:

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2006, kur Gjykata e Apelit e dënoi përfundimisht me 10 vite burg për përfshirje në një rrjet të strukturuar kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave në prostitucion.

Aktivitetet kriminale të këtij grupi datojnë në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, përfshirë pjesëmarrjen në organizatë kriminale si promotor kryesor, nxitjen dhe shfrytëzimin e prostitucionit, por edhe skllavërinë.

Pas dënimit, Lusha u zhduk pa lënë gjurmë, duke i shpëtuar autoriteteve për afro 20 vite. Ai arriti të fshihej duke përdorur identitetin e rremë dhe duke u zhvendosur brenda Italisë, ku më në fund u lokalizua në Taviano.

Në momentin e arrestimit, ai u përpoq të bindte oficerët se jetonte në Milano dhe u tregoi atyre pasaportën me emrin e ri. Megjithatë, verifikimet e shpejta të policisë zbuluan identitetin e tij të vërtetë.

Tashmë, 52-vjeçari ndodhet në burgun e Borgo San Nicola, në periferi të Leçes, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat që mund ta kenë ndihmuar të qëndrojë në arrati për një periudhë kaq të gjatë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025
Aktualitet

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025
Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastruar grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda.
Kryesore

Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastrojë grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda

4 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Është kënaqësia ime e përjetshme!” Përgjigjia e Ervin Salianjit pas prezantimit nga Grida

5 Shtator, 2025

Kristjan Kola, i riu që mbeti viktimë e atentatit në Shkodër! Ishte ulur në një kafene

4 Shtator, 2025

“Ka arritje të mira” – Sonia Bompastor jep informacione mbi rikuperimin e lëndimit të Lucy Bronze pas goditjes së hidhur për Lionesses.

4 Shtator, 2025

Zbulohet identiteti i të riut që u vra me armë në qendër të Shkodrës

4 Shtator, 2025

“Ne të dy qeshëm!” – Ylli i Arsenalit Jurrien Timber flet për përplasjen me yllin e Liverpoolit Cody Gakpo gjatë humbjes së Gunners në Anfield

4 Shtator, 2025

Jesse Marsch, Gregg Berhalter, Pellegrino Matarazzo, Bruce Arena dhe menaxherët kryesorë të futbollit amerikan – renditja e tyre

4 Shtator, 2025
Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastruar grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda.

Vangjeli lëshon një paralajmërim të fuqishëm: Rama planifikon të pastrojë grupin, disa socialistë kanë dosje të rënda

4 Shtator, 2025

A i ka gati emrat e qeverisë së re? Rama komenton thashethemet e rrjetit

4 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.