Gazetari italian Nello Trocchia në në librin e tij “Të Pathyeshmit” ku në fokus janë grupet kriminale të Tiranës, flet për një takim misterioz në ishullin Aruba të Karaibeve mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës.
Në një intervistë për Syri tv, Nello Trocchia deklaroi se për takimi në fjalë ka edhe biseda të përgjuara, ku sipas tij, flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, madje përmendet dhe vete Edi Rama.
Ai shtoi se Edi Rama duhet të sqarojë se çfarë janë këto biseda.
Pjesë nga intervista
Alba Kepi, Syri Tv: Në këto dokumente të sekuestruara që keni analizuar a ka emra te qeverisë shqiptare? Drejtuesit e lartë të qeverisë?
Nello Trocchia: Po, drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose nënsekretarët. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference, por nuk ka ndonjë çertifikatë që e fotografon takimin në Aruba.
– Sigurisht. Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si krye të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të interceptuarve.
Në fakt, një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo qeveri lokale. Ky ishte në 2019, e njëjti qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.
Alba Kepi: Ka detaje të tjera në libër mbi lidhjet mes politikës e mafias për ata që janë kuriozë?
Nello Trocchia: Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare, ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.
Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, që tregon që problemi ekziston.