• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

10 Korrik, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Dronët rusë e kanë sulmuar Kievin në orët e para të 10 korrikut duke vrarë dy njerëz dhe duke nxitur nisjen e zjarreve, kanë thënë zyrtarët, teksa sirenat janë aktivizuar në më shumë se gjysmën e shtetit për t’i paralajmëruar qytetarët për sulmin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se Rusia i ka nisur 400 dronë dhe 18 raketa.Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se dy banesa janë përfshirë nga flakët në rajonin qendror dhe që ekipet e emergjencës janë angazhuar në pjesë të ndryshme të qytetit.Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se gjashtë prej 10 rajoneve të Kievit janë goditur dhe që zjarri është përhapur në disa ndërtesa, qendra magazinimi dhe makina nga copëzat e dronëve që kanë rënë.

Ushtria ukrainase ka thënë se dy njerëz janë vrarë dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur.

Lexo edhe:

Italia shet shtëpi për 1 euro: Mundësi e re për jetesë apo thjesht një marketing?

Shante Erdoganin dhe nënën e tij, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Sulmet ajrore ruse më 9 korrik kanë lënë të vrarë tre persona dhe kanë plagosur një tjetër në qytezën afër linjës së frontit, Kostjantnivka në lindje të Ukrainës, sipas ekipeve të emergjencës.

Për këto sulme raportohet pasi Rusia ka nisur 728 dronë, 13 raketa hipersonike Kinzhal dhe raketa balistike Islander në Ukrainë në orët e vona të 8 korrikut.

“Ishte sulmi më i madh ajror brenda një dite”, ka deklaruar Zelensky në platformën X.

Pothuajse gjysma e dronëve kanë qenë të prodhuar nga Irani, sipas Zelenskyt.

Sulmet kanë rikthyer thirrjet e Zelenskyt për sanksione të ashpra kundër naftës ruse dhe masa tjera që mund ta ulin Moskën në tavolinën e negociatave për arritje të paqes.

Zelensky është takuar më 9 korrik me të dërguarin amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg në Romë, dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Ukrainës për iniciativën e presidentit amerikan, Donald Trump për paqe.

Njëra prej temave të diskutuara në takimin mes dy palëve ka qenë për forcimin e mbrojtjes ajrore ukrainase, pas sulmeve masive të ditëve të fundit.Zelensky është thënë të ketë përmendur edhe “rëndësinë e sinjaleve të Uashigtonit për rinisje të ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Pentagoni ka bërë të ditur javën e kaluar se do të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë, me arsyetimin se rezervat amerikane po zvogëlohen. Mirëpo, Trump ka thënë që më shumë armë duhet dërguar në Ukrainë, që ajo të mund ta mbrojë veten.

“Ata duhet të gjejnë në gjendje ta mbrojnë veten. Ata po goditen shumë ashpër tani”, ka thënë Trump në 8 korrik.

Trump ka thënë më herët gjatë javës se është i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin për luftën e nisur nga Moska më 2022.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov më 10 korrik në Kuala Lampur, ka bërë të ditur një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Rubio do ta takojë Lavrovin në margjina të takimit me ministra të Jashtëm të Asociacionit për Kombet e Azisë Juglindore. Ky do të jetë takimi i dytë ballë për ballë mes diplomatit amerikan dhe atij rus./ REL

Nga Kategoria

Bota

Italia shet shtëpi për 1 euro: Mundësi e re për jetesë apo thjesht një marketing?

9 Korrik, 2025
Bota

Shante Erdoganin dhe nënën e tij, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025
Bota

“Do të bombardoj Moskën nëse sulmon Ukrainën”, publikohet audio e Trump duke kërcënuar Putinin!

9 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja e Kosovës hyri në takim “special” me Laert Haxhiun, i dënuar përjetë

10 Korrik, 2025

Xhensila Myrtezaj uron për ditëlindjen Ledri Vulën, “ndez” sërish rrjeti për një romancë mes tyre

10 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë e la në burg, ish-Presidenti Ilir Meta bën kërkesë për liri në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025

Nuk hetoi ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkesë ILD dhe KLP për prokuroren Gjeli: Nisni procedimin penal

10 Korrik, 2025

Në krye të grupit një shqiptar, EnchroChat “fundos” organizatën kriminale në Angli, shitën 832 kg kokainë

10 Korrik, 2025

Një Range Rover dhe një Hyundai, hetuesit në kërkim të autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, kushëriri thotë se u rrëmbye nga dy makina në dalje të Burrelit

10 Korrik, 2025

VIDEO/ Edi Rama e kthen në ritual, i gjunjëzohet për herë të tretë Giorgia Melonit

10 Korrik, 2025

Lapaj mbetet me “gisht në gojë”, punëtori i ndërtimit nga lista e sigurtë kërkesë KQZ-së për të marrë mandatin

10 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.