Ish-deputeti, Dashnor Sula në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj është lënë në harresë edhe nga partia dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij.
Sula: Nuk është normale, nuk është e pëlqyeshme.
Nuk është e llogjikshme, nuk është e moralshme dhe që i bën dëm shoqërisë në tërësi padiskutim.
Të gjithë jemi në terr informativ përsa i përket të qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Që do të thotë se padiskutim i shkon përshtat qeverisë.
I shkon përshat kryeministrit në kuptimin që ai atë gjë do që i krijohet ajo lloj situate dhe është komod mazhoranca me këtë lloj situate.
Opozita kishte të gjithë mundësinë ti nxirrte si i thonë kallajin apo ta analizonte programin dhe të dilte para qyetarëve ku është e drejtë, ku është gabim.
Më shumë vlerë ka debati, argumenti sesa një 5 minutësh që bërtet e shan njëherë e bën rrëmujë edhe mbyllet seanca dhe kjo është në favor të mazhorancës dhe jo të opozitës.
Këtë që po bën sot opozita duhej të bënte në një mënyrë tjetër me grevën e urisë atëherë që kemi propozuar apo me protesta në mënyra të tjera.
Kështu i jep shansin dhe mundësinë mazhorancës që të abuzojë.
Fakti që Veliaj po fillon të rezistojë tregon se ka diçka që nuk shkon.
Dhe po e kupton tani që sipas mendimit të tij që thotë jam i shitur nga mazhoranca, nga partia e tij.
Dhe i lënë vetëm në harresë, që do të thotë se edhe ato që kanë qenë bashkëpunëtorët e ngushtë e kanë harruar.