• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 18 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Subvencionet në bujqësi, sot nis aplikimi për fondin 4.4 miliardë lekë! Ja afati dhe kush përfiton

14 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot, fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e skemës kombëtare në bujqësi, e cila vë në dispozicion të tyre një fond prej 4.4 miliardë lekësh.

Aplikimet do të kryhen “online”, përmes portalit “eAlbania”, i hapur përgjatë 24 orëve nga mëngjesi i sotëm, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj. Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendës dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.

Nga kjo skemë mund të përfitojnë fermerët individualë, grupimet e fermerëve, të cilët si vitin e shkuar, do të përfitojnë të parën pagesën dhe do të përfitojnë 100% të vlerës së aplikuar, personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Lexo edhe:

Rama e quajti ‘0’! Fisnik Qosja i PD-së flet për marrëdhënien me kryeministrin

Merr zjarr ish-reparti ushtarak në Pocestë të Korçës

Ekspertët apelojnë që fermerët të kryejnë aplikimet pas informimit të saktë me zyrat rajonale bujqësore dhe agropikat, në mënyrë që të mos gabojnë. Pritshëmritë janë që përfituesit të arrijnë mbi 60 mijë.

PËRFITUESIT

Në total janë 8 masa mbështetëse. Dy prej tyre janë për blegtorinë, një masë është për bletarinë, mbështetje për fara dhe fidanë, për kultivimin e bimëve mjekësore, për fermat organike dhe nafta pa taksa. Në total buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliardë lekë. Një vit më parë buxheti total arriti në 5.2 miliardë lekë, por mbetet për t’u parë në vijim nëse do të kemi një shtesë fondesh deri në fund të vitit.

Pjesë e këtij buxheti është edhe skema e investimeve, ku fermerët që kanë aplikuar gjatë vitit që shkoi, tashmë janë në fazën e përfitimit të fondeve. Paralelisht, sektori do të përfitojë edhe nga garancia sovrane. Janë 250 miliardë lekë që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për bankat e nivelit të dytë, për të kredituar fermerët që nuk kanë kolateral, por që del garant shteti.

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural financon për gjedhët deri në 10.000 lekë për lopë ose mëshqerra, 5.000 lekë për viçat, në ferma jo më pak se 10 krerë. Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 lekë/krerë; për bletarinë 1000 lekë/koshere; për perimet/luleshtrydhen/ rrush tavoline në serra, masa e financimit është 200 000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha).

Këtë vit është rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve, ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursohet sërish nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi. Fermat organike 100.000 lekë/vit dhe 200.000 lekë për çdo fermë të certifikuar. Certifikimi GLOBAL GAP mbështetet me 50% të vlerës totale të faturës tatimore. Ndërsa nga skema e naftës përfitojnë më shumë se 50 000 fermerë.

8 FUSHAT E MBËSHTETJES PËRMES SKEMËS

  • Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve.
  • Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave.
  • Mbarështim i bletarisë.
  • Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera.
  • Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike
  • Mbështetje për ferma organike.
  • Mbështetje për certifikimin Global GAP.
  • Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma.
Tags: Subvencionet në bujqësi

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama e quajti ‘0’! Fisnik Qosja i PD-së flet për marrëdhënien me kryeministrin

17 Korrik, 2025
Aktualitet

Merr zjarr ish-reparti ushtarak në Pocestë të Korçës

17 Korrik, 2025
Bota

Shtëpia e Bardhë: Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze

17 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Rama e quajti ‘0’! Fisnik Qosja i PD-së flet për marrëdhënien me kryeministrin

17 Korrik, 2025

Merr zjarr ish-reparti ushtarak në Pocestë të Korçës

17 Korrik, 2025

Shtëpia e Bardhë: Trump diagnostikohet me pamjaftueshmëri kronike venoze

17 Korrik, 2025

Sherri Lapaj-Shabani, Bushati: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

17 Korrik, 2025

“Mos pështy në tokë”, pllaka e veçantë në rrugët e Tiranës

17 Korrik, 2025

Aksident në Gramsh/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur

17 Korrik, 2025

“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

17 Korrik, 2025

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet në fundjavë

17 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.