Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me të ftohtin acar dhe me stuhi të mëdha dëbore. Në shtatë shtete të Amerikës është shpallur gjendja e emergjencës, në Merilend, Kansas, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Mizuri, Kentaki dhe Arkansas.
Gjithashtu raportohet se pesë persona kanë humbur jetën për shkak të stuhisë së acarit. Ndërkohë janë anuluar më shumë se 2300 fluturime dhe rreth 9000 fluturime janë shtyrë për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Ndërsa 190 mijë njerëz kanë mbetur pa energjie elketrike pasi trashësia e dëborës ka shkuar mbi 30 centimetra deri tani.