Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti është kthyer në një fenomen me pjesëmarrjen e saj në reality show-n “Ferma VIP 3”.
Rrjetet sociale janë mbushur me batuta dhe momente pikante të Mozës në fermë, edhe pse ajo ndodhet ende në ditën e dytë të qëndrimit.
Por, ndonëse të gjithë njohin këtë anë karizmatike të shkrimtares, shumë pak dinë për jetën e saj private.
Mimoza Ahmeti është nënë e dy vajzave, ndërsa ish-bashkëshorti i saj është studiuesi i njohur, Aurel Plasari.

“Bashkëshorti im thoshte gjithnjë i shkreti: ‘Gjallë është, por më duket sikur… Mozës mos i flisni pas orës 12, se nuk di çfarë thotë’”, shprehet shkrimtarja, duke shkaktuar të qeshura mes fermerësh.
Ishte pikërisht ky momenti kur ajo foli për ish-bashkëshortin e saj./ilirianews.al












