• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Stili anime dhe disa mësime mbi kufijtë e inteligjencës artificiale

1 Prill, 2025
tek Lajme, Teknologji
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Stephen Bush / The Financial Times

Një hap tjetër përpara në aftësitë e ChatGPT-së, në mënyrë të pashmangshme është i shoqëruar nga një valë e njerëzve që përdorin këto kapacitete për të prodhuar imitacione të punëve të artistëve të mëdhenj. Artisti më i fundit që ka qenë në qendër të komenteve mediatike dhe promovimit të vetë OpenAI-së – aq sa Sam Altman ka ndryshuar edhe avatarin e tij në platformën X – është Hayao Miyazaki, bashkëthemelues i Studio Ghibli. Rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe që pretendojnë se janë në të njëjtin stil me veprat e Miyazakit.

Qëllimisht e përdora fjalën “pretendojnë”, sepse shumica e asaj që prodhohet “duket” si punë e Studio Ghibli-t, në të njëjtën mënyrë siç “dukem” unë si Will Smith. Ngjyra dhe forma (në një përafrim mesatar) mund të jenë në rregull. Por, mjafton një vështrim i kujdesshëm dhe i përkushtuar dhe bëhet e qartë se dy gjërat nuk ngjajnë aspak. Personazhet nuk bëjnë kontakt me sy me njëri-tjetrin. Modelimet e dritës dhe hijes, apo përshkrimet e detajuara mungojnë pothuajse plotësisht.

Lexo edhe:

Noizy publikon albumin ‘ICON’, surpriza dhe bashkëpunime

Kreu i KMSh H.Bujar Spahiu: Feja na mëson se besimi ynë nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale

Imazhet gjenerative mund të shndërrojnë diçka të vështirë për ta kuptuar në diçka të prekshme dhe të dukshme. Por, ato gjithashtu na tregojnë rreziqet për të cilat duhet të jemi vigjilentë, veçanërisht te vetja jonë.

Një video e fundit në YouTube që “rikrijonte” Kryezotin e unazave [Lord of the Rings] të regjisorit Peter Jackson, me stil të supozuar të Miyazakit, ishte një shembull tipik. Mjafton të ndalesh për një moment gjatë Djalit dhe çafkës [The Boy and the Heron] dhe do të shohësh shprehje fytyre të vizatuara me përkujdesje për secilin nga papagallët ogurzinj. Shiko pamjet e orkëve në trailerin e gjeneruar nga inteligjenca artificiale [IA] dhe të gjithë janë identikë.

Nuk po them që inteligjenca gjenerative artificiale nuk mund të përdoret për të bërë art. Nëse dikush merr kohën dhe kujdesin për të rafinuar çdo imazh, duke përdorur komandat gjenerative me po atë finesë me të cilën përdor një penel apo një maus, atëherë kjo mund të bëhet një formë arti – edhe pse tingëllon si një proces që të shteron shpirtërisht. Por, të prodhosh diçka që ka aq pak lidhje me artin e Miyazakit sa kam unë me Will Smithin, nuk është art – dhe është dëshpëruese dhe shqetësuese që kaq shumë njerëz mendojnë se është.

Është dëshpëruese sepse dikush që sheh një kopje të dobët dhe nuk arrin të vlerësojë bukurinë e origjinalit, nuk po përjeton plotësisht jetën. Nëse mendon se të pëlqen Studio Ghibli, por lejon që cilësia e artit t’i shpëtojë vëmendjes, i mohon vetes kënaqësinë e plotë që ofron puna e kësaj studioje. Dhe, është shqetësuese, sepse përdorimet më emocionuese të IA-së në vendin e punës dhe në politikat publike kanë të bëjnë me transformimin e detyrave që kërkojnë shumë orë në detyra që kryhen më shpejt – por, që gjithsesi kërkojnë gjykim të rëndësishëm njerëzor.

Këto përparime kanë potencialin të rrisin ndjeshëm produktivitetin dhe mirëqenien. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për shtetin. Në arsim, për shembull, zëvendësimi i procesit të vlerësimit dhe punëve administrative – një konsum i madh i burimit më të rëndësishëm dhe të vlefshëm në një klasë, që është koha dhe energjia e mësuesit – është një fushë që qeveria britanike po shqyrton. Ndërkohë, në shëndetësi, një projekt pilot i kompanisë Palantir ka liruar tashmë orë të tëra të stafit mjekësor duke e transformuar detyruat që më parë u merrnin orë të tëra mjekëve, në detyra të përfunduara në kohë shumë më të shkurtër.

Megjithatë, për t’u mbrojtur nga gabimet, duhet të kujtojmë se IA-ja nuk është një forcë magjike që na ofron përgjigje të sigurta, por një mjet jashtëzakonisht efektiv që duhet përdorur me maturi. Tashmë ka dëshmi të mira që tregojnë se shumë prej nesh nuk e bëjmë këtë – dhe se përdorimi i shpeshtë i çetbotëve në fakt i bën njerëzit më të vetmuar dhe më të varur ndaj tyre. Kërkimet gjithashtu tregojnë se programuesit më të dobët fillestarë nuk përmirësohen në programim, por bëhen më të vetëkënaqur me paaftësinë e tyre për shkak të përdorimit të IA-së gjenerative.

Nuk është i ri problemi i mbështetjes së tepruar te makina – qoftë ajo diçka kompjuterike, si softueri i gabuar që dënoi padrejtësisht punonjësit e Postës Britanike për mashtrim, apo një algoritëm si udhëzim për dënimet penale. Nuk është e re prirja jonë për t’i kthyer pajisjet që na e bëjnë jetën më të lehtë në objekte që i ngarkojmë me autoritet të pajustifikuar. Ajo që është e re është se përkrah potencialit transformues të IA-së, për të përmirësuar jetën tonë, ekziston edhe rreziku që të ketë ndikim katastrofik nëse përdoret në mënyrë të verbër dhe të pamenduar.

Ajo që sjell ngritja e IA-së, në mënyrë ironike, është një rikujtim i një të vërtete të vjetër: se kurrikula më e rëndësishme dhe më rezistente ndaj kohës është ajo që na jep dije dhe kuptim, jo vetëm aftësi – dhe se të japësh kuptim, do të thotë të nxisësh njerëzit të shikojnë gjërat më thellë, qoftë ky një detaj në një trotuar të animuar apo një propozim që ka shkruar një makinë “e zgjuar”. 

Tags: inteligjenca artificialestili anime

Nga Kategoria

Aktualitet

Noizy publikon albumin ‘ICON’, surpriza dhe bashkëpunime

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Kreu i KMSh H.Bujar Spahiu: Feja na mëson se besimi ynë nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale

6 Qershor, 2025
Bota

Spektakël futbolli në Shtutgart: Spanja mposht Francën 5-4 dhe siguron finalen e Nations League

5 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Konfliktohen 2 persona në Sarandë, plagoset një prej tyre

6 Qershor, 2025

Noizy publikon albumin ‘ICON’, surpriza dhe bashkëpunime

6 Qershor, 2025

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me para të padeklaruara/ Arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë

6 Qershor, 2025

Zbulohet parcela me 223 fidanë kanabis, në pranga 24-vjeçari në Fier

6 Qershor, 2025

Përplasen kokë më kokë me mjetin e inspektorit të policisë, humbin jetën 3 shqiptarët dhe polici në Spanjë

6 Qershor, 2025

Avioni nga Berlini në Milano goditet nga trubulencat e forta, 8 pasagjerë të plagosur

6 Qershor, 2025

Kreu i KMSh H.Bujar Spahiu: Feja na mëson se besimi ynë nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale

6 Qershor, 2025

Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.