Radiant Research Labs, një startup izraelit i themeluar nga ish-ekspertë të inteligjencës së ushtrisë izraelite dhe NSO, ka zhvilluar një teknologji të avancuar kibernetike që lejon infiltrimin e telefonave dhe kompjuterëve pa kërkuar ndonjë interaksion nga përdoruesi. Këto mjete, të njohura si “Zero-Click”, mundësojnë hyrjen në pajisje pa klikuar në lidhje ose skedarë. Që nga themelimi i saj në maj 2023, kompania ka zhvilluar rreth dhjetë mjete kibernetike kryesore, disa prej të cilave janë klasifikuar, duke u fokusuara kryesisht në shërbimet e inteligjencës ndërkombëtare dhe perëndimore.
Pas ngjarjeve të 7 Tetorit, Radiant ka ndihmuar shërbimin e inteligjencës së IDF me mjete teknike për të gjurmuar vendndodhjen e disa pengjeve izraelite. Kompania drejtohet nga Tal Slomka dhe Tzvika Moschkowitz, të dy me përvojë të madhe në inteligjencën e IDF, dhe e sheh veten ndryshe nga NSO, duke u fokuar në zhvillimin e infrastrukturës së mjeteve kibernetike, më shumë se prodhimi i mjeteve të gatshme.
Radiant thekson se operon kryesisht me vende demokrake, në përputhje me strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Kjo qasje kërkon standarde etike të caktuara në përdorimin e mjeteve të saj. Disa nga vendet që kanë importuar teknologjitë kibernetike izraelite përfshijnë SHBA-në, Britaninë, Kanadanë dhe Australinë, si dhe vende si Holanda dhe Gjermania.
Debati mbi përdorimin e mjeteve të spiunazhit kibernetik është intensifikuar, sidomos për shkak të sanksioneve amerikane ndaj kompanive si NSO. Megjithatë, administrata Trump ka treguar një qasje më të favorshme ndaj zhvillimit të mundësive ofensive kibernetike, sidomos kur këto operacione përputhen me objektivat strategjikë.
Radiant gjithashtu shikon mundësinë e angazhimit të diplomuarve të njësive kibernetike izraelite për të punuar në projekte të avancuara, duke inkurajuar vazhdimisht inovacionin. Plani i saj përfshin organizimin e konferencave mbi teknologjitë e mbrojtjes në bashkëpunim me zyrtarë të lartë izraelitë në fushën e sigurisë kibernetike, duke ruajtur identitetin e folësve kryesorë të konferencave.









