Spanja ka ndërmarrë një hap të fortë politik dhe ushtarak ndaj Shteteve të Bashkuara, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët amerikanë që lidhen me operacionet ushtarake kundër Iranit.
Ky vendim vjen pasi më herët Madridi kishte refuzuar përdorimin e bazave të përbashkëta ushtarake në Rota dhe Moron nga ana e SHBA-ve. Sipas raportimeve, ndalimi i hapësirës ajrore nuk përfshin situatat emergjente, por detyron avionët ushtarakë amerikanë të devijojnë rrugët drejt Lindjes së Mesme.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke i cilësuar ato si të paligjshme dhe të rrezikshme.











