• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Spanja vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit

19 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumë të lartë ose ekstrem” për zjarre, sidomos në rajonin e Galicisë.

Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit.

Lexo edhe:

Rreth 1,500 ushtarë në gatishmëri për t’u dërguar në Minneapolis, thonë raportet.

Siria, SDF arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe integrim

Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.

Më shumë se 20 automjete u dërguan për ta luftuar një zjarr aktiv në Jarilla, në rajonin Extremadura, që kufizohet me Portugalinë, tha Ministria.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e vizitoi zonën e zjarreve të martën, ku foli për të nxehtin e ditëve të fundit që ka ushqyer flakët.

Temperaturat në Gadishullin Iberik ranë rreth 4 gradë të martën pas një vale të nxehti 16-ditore, ku për disa ditë temperaturat arritën mbi 40 gradë celsius, sipas autoriteteve.

Zjarret në Spanjë kanë marrë jetën e katër njerëzve këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382.000 hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore të BE-së.

Cilësia e ajrit është përkeqësuar në pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së fundit si pasojë e zjarreve, treguan të dhënat nga agjencia për vëzhgimin e klimës e BE-së, Copernicus.

Tym i dalë nga zjarret në Gadishullin Iberik ka arritur deri në Francë, Britani dhe Skandinavi, sipas saj.

Shumë prej zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njerëzve.

Policia ka ndaluar 23 njerëz nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme dhe po heton edhe 89 të tjerë, njoftoi të martën Garda Civile e Spanjës.

Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet ‘80, sipas Copernicus.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e të nxehtit dhe thatësirës në disa pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj zjarreve./ REL

Nga Kategoria

Bota

Rreth 1,500 ushtarë në gatishmëri për t’u dërguar në Minneapolis, thonë raportet.

18 Janar, 2026
Bota

Siria, SDF arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe integrim

18 Janar, 2026
Bota

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe Arktikun, shefi i NATO-s: Do të vazhdojmë përpjekjet tona për këtë çështje

18 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rreth 1,500 ushtarë në gatishmëri për t’u dërguar në Minneapolis, thonë raportet.

18 Janar, 2026
Flori Mumajesi: Arsyet e mungesës dhe heshtjes së tij, Fifi ndan mendimet në podcastin e Grida Dumës.

Flori Mumajesi: Arsyet e mungesës dhe heshtjes së tij, Fifi ndan mendimet në podcastin e Grida Dumës.

18 Janar, 2026

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të gjithë më 24 janar të përmbushim misionin tonë

18 Janar, 2026

Siria, SDF arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe integrim

18 Janar, 2026
"Europa nën presion, SHBA-të tregojnë forcë", thotë sekretari amerikan i Thesarit: Presidenti nuk e lë pas Groenlandën.

“Europa nën presion, SHBA-të tregojnë forcë”, thotë sekretari amerikan i Thesarit: Presidenti nuk e lë pas Groenlandën.

18 Janar, 2026
Tensionet në Groenlandë dhe tarifat e SHBA-së, BE thirri takim urgjent me ambasadorët e vendeve anëtare.

Tensionet në Groenlandë dhe tarifat e SHBA-së, BE thirri takim urgjent me ambasadorët e vendeve anëtare.

18 Janar, 2026
Beniada Nishani për Arbana: Dy komente mbi Ilda Lumanin!

Beniada Nishani për Arbana: Dy komente mbi Ilda Lumanin!

18 Janar, 2026

Rutte dhe Trump flasin për Groenlandën dhe Arktikun, shefi i NATO-s: Do të vazhdojmë përpjekjet tona për këtë çështje

18 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.