• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

SPAK përfundon hetimet për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka! Aksidenti me 5 të plagosur, si biznesmeni pagoi 2 mijë euro që të mos i arrestohej gruaja

16 Tetor, 2025
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka, ish-shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjithashtu nën akuzë janë dhe Ergest Vrioni e Bledi Belba, informon gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit, ndërsa dosja do të gjykohet në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Lexo edhe:

Tiranë/ Rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 persona, një në kërkim (EMRAT)

Ngeci në dritare gjatë tentativës për grabitje, REAGON policia! Ja nga çfarë vdiq 47-vjeçari në Fier

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka u arrestua me kërkesë të SPAK, por më 14 Korrik togat e zeza të GJKKO-së ndryshuan masën e sigurisë ndaj tij duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, më 21 Maj, Apeli i GJKKO-së i zbuti masën e sigurisë edhe shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, ku ndaj tij u caktua “arrest shtëpie” për shkak te rrethanave familjare.

Ndaj shefit të Rrugores është ngritur një akuzë për korrupsion dhe që ka lidhje, në fakt, me një ngjarje të rëndë, ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, pesë persona kanë përfunduar në spital.

Referuar të dhënave të bëra publike nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me operacionin e kryer nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u mësua se tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bëri me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.

Bashkë me shefin e Qarkullimit Rrugor dhe shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novaku, SPAK arrestoi edhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku.

AKUZAT NDAJ YRE

Të dy oficerët e lartë akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit, ndërsa në dëshmitë e dhëna kanë mohuar akuzat dhe gjetjet e prokurorisë të bëra prezentë në këtë fazë të hetimit.

Mësohet se Roven Zeka është shprehur në GJKKO se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare.

Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.

Në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurorja Elida Kaçkini evidentohej se të 3 punonjësit e policisë janë transferuar në Tiranë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ku kanë shërbyer më parë.

Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini kërkoi masën “Arrest me burg” për të dy dhe e njëjta masë u konfirmua nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill. Arrestimet u bënë më 19 prill, menjëherë pas zbulimit të rastit, teksa Prokuroria ka zbardhur nëpërmjet përgjimeve edhe bisedat dhe aferën korruptive.

Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se Tabaku e njihte bashkëshortin e gruas që shkaktoi aksidentin. SPAK pretendon se ka fakti që Tabaku është takuar dy herë me E. V., me qëllim marrjen e një shumë parash për t’i ndarë me dy eprorët. SPAK saktësoi se ka fakte e përgjime që mundësojnë komunikime me shuma konkrete në lidhje me mbylljen e çështjes së aksidentit të shkaktuar nga shtetasja A. V., ku u tha se u plagosën 5 persona.

Dyshime për kontakte të Roven Zekës me zyrtarë të policisë

Prokuroria e Posaçme ka marrë dëshminë e katër zyrtarëve të policisë, të cilët zhvilluan takime me shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës Roven Zeka, teksa ai mbahej nën arrest në ambientet e Bllokut të Sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi më 1 Maj se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, përmes të cilave u verifikuan hyrje-daljet e zyrtarëve në Bllokun e Sigurisë, hetuesit e BKH-së i thirrën për t’i marrë në pyetje lidhur me arsyet e vizitës në qeli të kolegut të tyre.

Ndërkohë mësohet se të paktën 3 prej tyre iu janë sekuestruar celularët dhe po zbërthehen nga ana e ekspertëve për të parë komunikimet që mund të hedhin dritë mbi rastin.

Prokuroria po i heton zyrtarët nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi nuk lejohet që të kryejnë takime me persona nën hetim.

Në kuadër të të njëjtit hetim, SPAK ka sa sekuestruar celularin e një biznesmeni të njohur.

Dyshohet se sipërmarrësi ka ndërmjetësuar dhe vendosur lidhjen mes Roven Zekës, si edhe biznesmenit tjetër që dyshohet se ofroi ryshfet që gruaja e tij, e përfshirë në aksident rrugor me 5 të plagosur, të mos arrestohej.

Tags: roven zekaspak

Nga Kategoria

Aktualitet

Tiranë/ Rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 persona, një në kërkim (EMRAT)

13 Prill, 2026
Aktualitet

Ngeci në dritare gjatë tentativës për grabitje, REAGON policia! Ja nga çfarë vdiq 47-vjeçari në Fier

13 Prill, 2026
Kryesore

40 mln euro kokainë/ Laboratori i drogës në Frakull, SPAK bind dy persona të bëhen pentito, pritet zbërthimi i grupit kriminal

13 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E paprecedentë/ Rogerti kërcënon Mateon: Për këtë kryq, do vi me rracën time te palestra

13 Prill, 2026

Tiranë/ Rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 persona, një në kërkim (EMRAT)

13 Prill, 2026

Ngeci në dritare gjatë tentativës për grabitje, REAGON policia! Ja nga çfarë vdiq 47-vjeçari në Fier

13 Prill, 2026

40 mln euro kokainë/ Laboratori i drogës në Frakull, SPAK bind dy persona të bëhen pentito, pritet zbërthimi i grupit kriminal

13 Prill, 2026

Hajduti humbi jetën në derën e shtëpisë, vëllai i pronarit: I kishte ngecur gjysma e trupit, nuk dilte dot më

13 Prill, 2026

Nga nesër, bllokohen përkohësisht doganat drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës

13 Prill, 2026

PAMJET: Kjo është dritarja ku u bllokua 47 vjeçari, shkoi për të vjedhur dhe u gjet i vdekur! Zbardhet IDENTITETI: Ja kush është viktima

13 Prill, 2026

Vatikani reagon pas kritikave të Trump: Papa flet një gjuhë tjetër

13 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.