Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme organizatën kriminale “Çopja”, të drejtuar nga vëllezërit Hajdar Bako dhe Franc Gergely, me bazë në Elbasan.
Në ngarkim të tyre dhe 33 të tjerëve janë ngritur akuza për vrasje me pagesë, tentativa vrasjesh, korrupsion të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të policisë, si dhe pastrim parash.
Hetimet treguan se organizata kishte rekrutuar punonjës policie për të mbledhur informacion dhe për të ndihmuar aktivitetet kriminale, ndërsa fitimet nga trafiku i drogës i pastronte përmes investimeve në prona dhe biznese në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Veprimtaria e “Çopjave” filloi në vitet 2006–2007 në Itali dhe më pas u zgjerua në Shqipëri dhe vende të tjera të Europës. Pas vitit 2018, organizata u bë më e fuqishme, duke kryer vrasje me pagesë dhe duke bashkëpunuar me grupe të tjera të krimit të organizuar për trafikimin e drogës.
SPAK ka sekuestruar mbi 40 prona, llogari bankare dhe pasuri të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke përfshirë vila, apartamente dhe tokë.









