• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

18 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë do të mblidhen sot në samitin e radhës të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor. Punimet e samitit do të zhvillohen në Bruksel rreth orës 16:30, aty ku një ditë më parë u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’. Nga Shqipëria, i pranishëm në samit do të jetë kryeministri Rama.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Zhvillimi i rregullt i samiteve të përbashkëta BE-Ballkani Perëndimor është një prej dëshmive se BE-ja e ka prioritet këtë rajon, raportet me vendet e tij, por edhe procesin e integrimit të plotë të tyre në BE. Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së, do të jetë fokus i samitit, ku do të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët.

“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Ka tash një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në deklaratën që pritet të miratohet.

Lexo edhe:

Prokuroria e Apelit kërkon burgosjen e Luiz Ejllit, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe me ndryshimin e rrethanave globale, pritet të ritheksohet se partneriteti mes BE-së dhe vendeve të rajonit është më i rëndësishëm se kurrë.

Pikërisht për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit nga ky samit do të dërgohet thirrja që vendet e rajonit sa më shpejt t’i zgjidhin mospajtimet me fqinjët, si me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ashtu edhe mes vete në rajon.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën për kohë tepër të gjatë kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, mbeten kyç”, thuhet në deklaratë.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti António Costa, për herë të parë në cilësinë e tij të re si President i Këshillit Europian. E pranishme do të jetë edhe presidetja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Pritet të përshëndetet fakti se samiti i radhës i Bashkësisë Politike Europiane vitin që vjen do të mbahet në Tiranë më 16 maj. Kësaj radhe në samit pritet të flitet edhe për proceset konkrete, të cilat tashmë janë duke e ndihmuar rajonin që të afrohet në procesin e integrimit në BE përmes integrimit gradual në shumë fusha.

Një prej tyre është Plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej gjashtë miliardë eurosh. BE-ja do të shprehë gatishmërinë që të shqyrtojë integrimin e mëtejmë ekonomik dhe tregtar të vendeve të rajonit. Ky samit do të jetë rast për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, prej asaj politike, të mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia.

Axhenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor
16:30 – 17:10: Mbërritjet dhe deklaratat për mediat
17:15: Mirëseardhja zyrtare nga Presidenti Costa dhe Von der Leyen
17:30: Foto familjare
17:45: Sesioni i punimeve të samitit
19:30: Konferencë për shtyp me Presidentin Costa dhe Von der Leyen
20:00: Darka e punës

Temat kryesore të diskutimit do të jenë
-Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE dhe zbatimi i Planit të Rritjes
-Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës
-Forcimi i partneritetit në siguri dhe mbrojtje,
-Thellimi i angazhimit për migracionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin

Nga Kategoria

Aktualitet

Prokuroria e Apelit kërkon burgosjen e Luiz Ejllit, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

17 Shkurt, 2026
Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.
Lajme

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.
Kryesore

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Prokuroria e Apelit kërkon burgosjen e Luiz Ejllit, dosja shkon në Gjykatën e Lartë

17 Shkurt, 2026

Guirassy dhe Beier fundosin Atalantën e Gjimshitit: Dortmund fiton 2-0

17 Shkurt, 2026

Reali kalon testin e Lisbonës: fiton 0-1 ndaj Benfikës me “firmën” e Vinicius, ndeshja ndërpritet nga protokolli anti-racizëm

17 Shkurt, 2026

PSG bën “të pamundurën” në Monaco: nga 2-0 në 2-3, Doué ndez Champions-in

17 Shkurt, 2026
Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq.

Liga e Kampionëve: Vinicius shpallet hero i Realit pas fitores ndaj Benfica-s, Mourinho përfundon me një karton të kuq

17 Shkurt, 2026
Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap 'Kutia e Pandorës', pasojat ishin shkatërruese.

Kosova kremton Pavarësinë, Vuçiç shprehet: 18 vjet më parë u hap ‘Kutia e Pandorës’, pasojat ishin shkatërruese

17 Shkurt, 2026

Ministri rumun i Financave: Eurobonde dhe “Made in Europe” për të rritur konkurrencën

17 Shkurt, 2026
Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

Arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit me armë dhe municion të mbushur

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.