• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sot protesta e opozitës! Nga veriu në jug, cilat janë akset rrugore që do të bllokohen për 3 orë

29 Tetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita ka paralajmëruar sot protestën tjetër kombëtare, të cilën e ka cilësuar si një nga hapat e radhës të mosbindjes civile.

Si pjesë e këtij aksioni, opozita ka bërë me dije se do të bllokojë gjashtë segmente kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri si pjesë e strategjisë së saj dhe do të jenë deputetët e PD-së që do të shpërndahen në 6 akse kryesore duke bllokuar qarkullimin për tre orë.

Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

Lexo edhe:

Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTOT që i nxorrën “zbuluar”

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

PD ka paralajmëruar bllokimin e ish- Sheshit Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve. Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”.

Ai tha se deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.

Bllokimi pritet të zgjasë 3 orë, nga ora 17:00 deri në 20:00.

Afro 700 forca policie pritet të angazhohen në Tiranë për mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që në gatishmëri do të jenë edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, nëse do të ketë përshkallëzim të dhunës nga ana e mbështetësve të Sali Berishës.

Policia në planin e saj të masave pritet që të orientojë qytetarët që të zgjedhin rrugët alternative për të shmangur bllokimin e mjeteve. Gjithashtu policia rrugore do të jetë e plotë në gatishmëri pasi në akset alternative do të ketë radhë të gjata trafiku.

Njoftimi i Policisë:

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronave publike dhe private.

Nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve. 

Tags: opoziteProteste

Nga Kategoria

Lajme

Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTOT që i nxorrën “zbuluar”

9 Qershor, 2025
Aktualitet

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

9 Qershor, 2025
Bota

VIDEO/ Protestat në Los Angeles! Momenti kur policët qëllojnë me plumb gome gazetaren LIVE

9 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTOT që i nxorrën “zbuluar”

9 Qershor, 2025

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor në Vlorë, miqtë u bëjnë një murale në vendin e aksidentit

9 Qershor, 2025

VIDEO/ Protestat në Los Angeles! Momenti kur policët qëllojnë me plumb gome gazetaren LIVE

9 Qershor, 2025

TRONDITËSE: Burri vdes gjatë muajit të mjaltit, gruaja 25-vjeçare e dyshuara kryesore

9 Qershor, 2025

Për herë të 29-të dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë

9 Qershor, 2025

“Jaht për selfie”/ Ndihma për Gazën, Izraeli ndalon anijen me Greta Thunberg! Aktivistja: Ky është rrëmbim!

9 Qershor, 2025

Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën

9 Qershor, 2025

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet me plumb në kokë

9 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.