Rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin do të rikthehen ditën e sotmr në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor 2025-2026.
Fillimi i këtij viti shënohet me masa të reja për sigurinë, disiplinën dhe etikën në shkolla.
Policia e Shtetit ka përgatitur një paketë sigurie, që parashikon patrullime të shtuara në afërsi të institucioneve arsimore si dhe kontrolle të rregullta në transportin e nxënësve.
Ndërkohë, ministria e Arsimit ka miratuar një kod të ri etike, i cili ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë gjatë orarit mësimor.
Nxënësit duhet t’i dorëzojnë pajisjet në administratën e shkollës në fillim të ditës dhe mund t’i përdorin vetëm në raste urgjente.
Mësimi do të zgjasë deri më 12 qershor 2026 për shumicën e nxënësve, ndërsa për maturantët përfundon më 29 maj, për t’u lënë kohë përgatitjes së provimeve të maturës shtetërore