Sot, të gjithë shqiptarët do të jenë të përqendruar te shorti në Zyrich për fazën play off të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në orën 13:00.
Shqipëria është vendosur në vazon e tretë bashkë me Kosovën, çka do t’i shmangë ndeshjet direkte mes dy përfaqësueseve shqiptare. Kjo vazë gjithashtu përfshin Irlandën dhe Bosnje-Hercegovinën.
Të dy skuadrat shqiptare do të përballen me ekipe nga vaza e dytë, ku përfshihen Polonia, Uellsi, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Nëse Shqipëria dhe Kosova arrijnë të triumfojnë, do të ndeshen në finale me fituesit e ciftit tjetër nga vazot 1 dhe 4.
Sipas rregullave, ndeshjet e para do të zhvillohen jashtë fushës së tyre, ndërsa një short tjetër do të përcaktojë se cilat shtete do t’i presin finales.
Sfidat gjysmëfinale janë të planifikuara për 26 mars, ndërsa finales do të zhvillohet pesë ditë më vonë. Një detaj i rëndësishëm është se FIFA ka vendosur që të gjitha përfaqësueset që do të kalojnë përmes play off-it do të klasifikohen në vazon e katërt për fazën finale të Botërorit 2026, me shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.
Vazot e përfaqësueseve janë ndarë si më poshtë:
- VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
- VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki
- VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje-Hercegovinë
- VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlanda e Veriut
Ky event është shumë i pritur për tifozët shqiptarë, të cilët shpresojnë për një performancë të fortë nga të dy ekipet, ndërsa vigjilojne për përballjet e ardhshme dhe mundësinë e kualifikimit në Botërorin e ardhshëm.
E gjithë vëmendja do të jetë sot, e cila do të përcaktojë rrugëtimin për në evenimentin më të madh të futbollit global.










