• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sondazhet: Bie popullariteti për Donald Trump

19 Prill, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe kur Donald Trump bën diçka mirë, ai e tepron, e nis artikullin The Economist.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sondazhet e fundit tregojnë se vlerësimi për Presidentin Donald Trump po bie, pasi gjithnjë e më shumë amerikanët nuk po e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton detyrën e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kur u kthye si President ai u shfaq me shifra pozitive.

Megjithatë, vlerësimet për mbështetjen e tij janë ulur ndjeshëm javët e fundit, veçanërisht pas njoftimit për tarifat gjithëpërfshirëse. Trump u tërhoq më pas nga tarifat duke njoftuar një pauzë 90-ditore për shumicën e tyre.

Lexo edhe:

Juventusi në vështirësi: Disiplina ndëshkon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, preken edhe… Igli Tare

Video. Rita Lee, Mbretëresha e Rockut të Brazilit, nderohet në paradën e Karnavaleve të Rio-s

Rënia në sondazhe mund të pengojë ndikimin politik të Trump në një klimë tashmë shumë të polarizuar dhe potencialisht të dëmtojë shanset e republikanëve në zgjedhjet e 2026-ës.

Në një sondazh i ri i publikuar nga “YouGov” dhe “The Economist” zbuloi se mbështetja për Trump është 42% ndërsa mosmiratimi për të është rritur në 52% me një hendek prej 10%. Sondazhi është kryer nga 13 deri më 15 prill duke pyetur 1512 persona. Marzhi i gabimit ishte 3.4%.

Një javë më parë, vlerësimi për Trump ishte 43% dhe mosmiratimi ishte 51% me një hendek prej 8%. Sondazhi ishte kryer nga 5 prilli deri më 8 prill mes 1741 personave me një marzh gabimi prej 3.1%.

Një sondazh i mëparshëm i “YouGov/The Economist”, të kryer nga 30 mars deri më 1 prill, vlerësimi i miratimit të presidentit ishte 46% krahasuar me një vlerësim mosmiratimi prej 49%. Hendeku ishte 3%.

Një javë më parë, në një sondazh të kryer nga 22 deri më 25 mars, vlerësimi i miratimit të Trump ishte 48% me një vlerësim mosmiratimi prej 46%. Kjo ishte hera e fundit që vlerësimi i mbështetjes së presidentit amerikan ishte pozitiv në YouGov/The Economist.

“Pothuajse çdo president përjeton një rënie të shpejtë të popullaritetit menjëherë pas marrjes së detyrës” – tha për Newsweek D. Stephen Voss, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kentakit.

“Presidentët rrallë i përmbushin shpresat e të gjithë njerëzve që ndihmuan në zgjedhjen e tyre edhe sepse ata nuk mund të japin gjithçka për të gjithë votuesit” – tha Voss.

“Donald Trump po i kënaq mbështetësit që donin që ai t’i shkundte gjërat në mënyrë dramatike, ndërkohë që ndalet te votuesit që mendonin se mandati i tij i dytë do të ishte më shumë si mandati i tij i parë”.

Voss shtoi se presidentët zakonisht përjetojnë një “periudhë muaji të mjaltit” pas zgjedhjeve.

“Ata marrin një muaj mjalti, një periudhë vlerësimesh relativisht të larta, por periudha e muajit të mjaltit të një presidenti priret të jetë mjaft e shkurtër,” tha Voss.

Tags: popullaritetiTrump

Nga Kategoria

Juventusi në vështirësi: Disiplina ndëshkon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, preken edhe… Igli Tare
Lajme

Juventusi në vështirësi: Disiplina ndëshkon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, preken edhe… Igli Tare

17 Shkurt, 2026
Bota

Video. Rita Lee, Mbretëresha e Rockut të Brazilit, nderohet në paradën e Karnavaleve të Rio-s

17 Shkurt, 2026
Aktualitet

Ka kushtuar miliona euro, shembet skarpata e rrugës së Arbrit, rrezikohet bllokimi i qarkullimit

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Do ta sulmojë Trump Groenlandën?”/ Kryeministri Nielsen përgjigjet pyetjeve të fëmijëve: Nuk duhet të ndihemi të frikësuar...

“Do ta sulmojë Trump Groenlandën?”/ Kryeministri Nielsen përgjigjet pyetjeve të fëmijëve: Nuk duhet të ndihemi të frikësuar…

17 Shkurt, 2026
Juventusi në vështirësi: Disiplina ndëshkon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, preken edhe… Igli Tare

Juventusi në vështirësi: Disiplina ndëshkon drejtorin e klubit dhe Chiellinin, preken edhe… Igli Tare

17 Shkurt, 2026

Video. Rita Lee, Mbretëresha e Rockut të Brazilit, nderohet në paradën e Karnavaleve të Rio-s

17 Shkurt, 2026

Kultura e Fameve: Andriy Shevchenko – makina e golave ukrainase që ndriçoi Milanin

17 Shkurt, 2026

Ka kushtuar miliona euro, shembet skarpata e rrugës së Arbrit, rrezikohet bllokimi i qarkullimit

17 Shkurt, 2026

Del nga shtrati lumi Ishëm, disa zona nën ujë në Fushë-Krujë

17 Shkurt, 2026
Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri, 500% më e lartë se mesatarja në BE: Berisha e Rama, mungesë e një procesi ligjor të vërtetë

Përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri, 500% më e lartë se mesatarja në BE: Berisha e Rama, mungesë e një procesi ligjor të vërtetë

17 Shkurt, 2026

Azia Qendrore ndihmon energjinë e gjelbër, infrastrukturën dhe SME-të me fonde nga EBRD.

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.