• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Skenarët nga Prishtina/ Kur mund të formohet qeveria e re e Kosovës?

22 Shkurt, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, do t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të Qeverisë së re. E fundi i muajit mars po konsiderohet si një afat kohor, i cili do ta gjej Kosovën me institucione të reja. Procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i ka shpjeguar për KosovaPress, hulumtuesi në Instituti e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani brenda 30 ditëve duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultatit zyrtar zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilën zgjidhet kryetari i Kuvendit, i cili në bazë të rezultateve të zgjedhjeve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, dhe pastaj zgjedhën edhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Certifikimi i rezultatit përfundimtar i qel rrugë presidentes që me thirr seancën e parë konstituive, e cila duhet me u mbajt 30 ditë nga data kur shpallen rezultatet përfundimtare. Në rast se presidentja nuk e thërret….atëherë Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30, e thërret presidentja, por kryetari i Kuvendit nuk e thirr mbledhjen e kryesisë për ta caktuar rendin e ditës, Kuvendi mblidhet prapë me datën kur e ka thirr presidentja, dhe po në atë seancë do të duhej të zgjidhej kryetari, nënkryetarët në mënyrë që të konstituohet Kuvendi…..

Lexo edhe:

Greqia do ndalojë rrjetet spciale për fëmijët nën 15-vjeç duke nisur nga viti 2027

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

I hapet rrugë që presidentja partinë e parë që ka dal nga zgjedhjet që ta propozoj mandatarin e qeverisë. Në ndërkohë pas marrjes së dekretit nga mandatari, ai ka një afat deri 15 ditë që t’ia propozoj Kuvendit përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe të dëshmoj që i ka edhe numrat. Në rast të një dështimi të tillë, atëherë presidentes i hapet prapë një rrugë tjetër që të dialogojë me partitë tjera apo koalicionet që dëshmojnë se i kanë votat.. Prej momentit që dekretin e merr i dyti, ky i ka pastaj 10 ditë për ta themeluar Qeverinë e Kosovës. Në rast se as ky i dyti nuk mundet, vendi shkon në zgjedhje”, shprehet Jakaj.

Hulumtuesi i IKD-së beson që fundi i muajit mars do ta gjejë Kosovën me institucione të formuara. “Përafërsisht mund të ndodh që deri në fund të marsit të jemi me Kuvend të konstituar, por edhe me qeveri të formuar sepse po shihet se numri i votave të kandidatëve tashmë është kah fundi”, thotë ai. Drejtori i Oda Consulting, Erblin Hoxha shprehet optimist që kah mesi i muajit të ardhshëm do të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Politologu Hoxha nuk beson se vendi do të shkoj përsëri në zgjedhje, të paktën jo deri vitin e ardhshëm kur Kuvendit të Kosovës do t’i duhet të zgjedh presidentin e vendit. “Presim në rastin më të mirë që në mes të marsit me pas takimin e parë të Kuvendit…Unë mendoj se janë gjasat shumë të vogla që me shkua drejt zgjedhjeve pas konstituimit të Kuvendit, janë maksimalisht 30 ditë ku duhet të mbahet edhe votimi për qeverinë dhe besoj që gjatë kësaj kohe derisa të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, partia fituese do të arrij me një konsensus, kjo varet edhe nga numri final i deputetët, deri tani është shumë afër duhet 3 apo 4 deputetë maksimalisht që t’i ketë për të krijuar shumicën minimale për krijimin e qeverisë. Nuk e shoh që në këtë pikë do të ketë zgjedhje të reja”, theksoi ai.

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për përfaqësuesit e tyre të ardhshëm për katër vite. Sipas rezultateve aktuale, në këto zgjedhje parlamentare partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 %, pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.40 %, pasuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.23 %. Koalicioni AAK-NISMA ka marr 7.40 % të votave, ndërsa Lista Serbe me 4.81 %. Sipas rezultateve të KQZ për vendvotime, përbërja e Kuvendit të ardhshëm për 100 ulëset e shumicës do të duket kështu: Lëvizja Vetëvendosje me 47 deputetë, PDK me 25 deputetë, LDK do të ketë 20 deputetë, ndërsa, AAK-NISMA, 8 deputetë./Kosovapress

Tags: Kosovaqeveria e re

Nga Kategoria

Ekstra

Greqia do ndalojë rrjetet spciale për fëmijët nën 15-vjeç duke nisur nga viti 2027

8 Prill, 2026
Aktualitet

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

8 Prill, 2026
Lajme

Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori: Kam pëlqyer vetëm një bjonde!

8 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Greqia do ndalojë rrjetet spciale për fëmijët nën 15-vjeç duke nisur nga viti 2027

8 Prill, 2026

Përndoqi për një vit e gjysmë 39-vjeçaren, tentoi ta rrëmbente dhe dhunoi shoqëruesin e saj, arrestohet i riu nga Kuçova

8 Prill, 2026

Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori: Kam pëlqyer vetëm një bjonde!

8 Prill, 2026

“Toni Kroos i ri”? Real Madrid dhe Manchester United në garë për dirigjentin e Stuttgart

8 Prill, 2026

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

8 Prill, 2026

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe tentoi të vriste 38-vjeçarin

8 Prill, 2026

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

8 Prill, 2026

EMRI/ Theu masën “Arrest në shtëpi” dhe kreu 6 vjedhje, kapet “hajduti i birrave” në Tiranë

8 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.