• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SKANDALI nga arratisja e dy shqiptarëve/ Shpërthejnë mediat greke: Kriminelët ruheshin në siguri të ulët!

4 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke, por dhe oficerë policie kanë reaguar ashpër pas arratisjes së dy 41-vjecarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias.

Skandal në Greqi pas arratisjes së të burgosurve shqiptarë. Të rrezikshëm por mbaheshin në siguri të ulët.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit.

Lexo edhe:

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

“Seanca duhej të zhvillohej të enjten!” Bardhi-Spiropalit: Ishit duke ngrënë drekë në Greqi

“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm, dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha për “Zougla” një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal.

“Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”, vijon më tej media greke.

Qosja dhe Toçi, pjesë e grupit të Alfons Ndocit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me të shkuarën e shqiptarëve Romeo Qosja nga Cërriku e Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit.

Ata rezultojnë të jenë arrestuar fillimisht në 31 mars 2016, bashkë me 5 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve një grua, si dhe një shtetas grek.

Mes të arrestuarve të atëhershëm ishte edhe Alfons Ndoci, i cili u vra në 26 qershor të këtij viti në burgun e Koridhalos.

Ky i fundit konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë në Greqi, i përfshirë në disa ngjarje të rënda, madje edhe i arratisur një herë nga furgoni që e transportonte në burg.

Grupi shqiptaro-grek u akuzua atëherë për vrasjen e një 53-vjecari grek në Elefsina në 12 mars 2015 dhe grabitjen e bashkëshortes së tij, grabitjen dhe vrasjen e një 75-vjecareje greke në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një 57-vjeçari në 10 mars 2015 në Spata, grabitjen e një 52-vjeçari dhe tentativën e grabitjes së një 75-vjeçareje në 15 gusht 2015 në Aspropyrgo, grabitjen e një çifti 52 dhe 43 vjeç në 6 tetor 2015 në Aspropyrgo dhe djegien e një automjeti në 12 mars 2015 në Glika Nera.

Gjatë kontrolli të policisë atëherë, u sekuestruan 1 pistoletë, 1 revolver, 1 armë imituese, 1 karabinë, 2000 euro, bizhuteri, mjete për vjedhje, celularë dhe një sasi e vogël droge.

Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”.

Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë.

Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar edhe në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, konkretisht në 13 gusht 2018, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë e dhunë, konkretisht atë ndaj familjes së një biznesmeni grek.

Lefter Toçi u arrestua sërish në 4 prill 2019 pas një urdhër arresti europian, ndërsa në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e bashkëpunëtori i tyre A. G.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024.

Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen.

Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia greke ka nisur kontrollet intensive në gjithë Greqinë.

Tags: arratisjaMediat grekeshqiptareturgu greqi

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

16 Qershor, 2025
Aktualitet

“Seanca duhej të zhvillohej të enjten!” Bardhi-Spiropalit: Ishit duke ngrënë drekë në Greqi

16 Qershor, 2025
Aktualitet

Nis nesër rinumërimi për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, KQZ: Do kushtojë rreth 21 mln lekë

16 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

16 Qershor, 2025

“Seanca duhej të zhvillohej të enjten!” Bardhi-Spiropalit: Ishit duke ngrënë drekë në Greqi

16 Qershor, 2025

Prokuroria kërkon një dënim me shtatë vjet burg dhe heqje të të drejtave politike për Imamoglu

16 Qershor, 2025

Nis nesër rinumërimi për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, KQZ: Do kushtojë rreth 21 mln lekë

16 Qershor, 2025

Aksident në Vlorë, motomjeti del nga rruga, arrestohet drejtuesi 35-vjeçar

16 Qershor, 2025

Shumica e çifteve që bëjnë pushimet e verës bashkë ndahen

16 Qershor, 2025

Brenda dasmës së Alex Soros! Nga kryeministri Rama te Hillari Clinton, politikanët dhe vip-at që trokitën gotat për çiftin! Menuja kishte karkaleca dhe supë

16 Qershor, 2025

Sali Berisha është i sëmurë, ish-kryeministri anulon paraqitjen e tij në SPAK

16 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.