• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 14 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SKANDALI i “Bankers”, zbardhen PËRGJIMET mes drejtuesve: Mbarojmë punë me kompanitë e tjera, Albpetroli do paguhet më vonë 

7 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një sërë bisedash të përgjuara mes zyrtarëve të larta të Bankers Petroleum hedhin dritë mbi mënyrën se si janë menaxhuar fondet dhe si vendoseshin përparësitë në pagesat mujore të kompanisë para se të ndërhynte prokuroria duke vënë përballë akuzës personat përgjegjës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në qendër të diskutimeve janë shuma të konsiderueshme që lëvizin përmes një llogarie bankare në Vjenë, ndërsa ndërmarrja shtetërore Albpetrol, një prej partnerëve strategjikë në sektorin e naftës, shtyhet në mënyrë sistematike për t’u paguar “më vonë”.

Në audiopërgjigjimet që disponon prokuroria, newsbomb.al ka zbardhur bisedën e datës 9 prill 2025, midis Majlinda Thanës, drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers dhe një zyrtareje të huaj të financave, Sheri.

Lexo edhe:

Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

Ato diskutojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për planin e pagesave dhe prioritetet që do të ndiqen.

Disa nga kompanitë që përfitojnë janë Antea, PetroSolution, Sherwood dhe SIA Kalandra, ndërsa Albpetrol vendoset në fund të listës.

“Pse ke përfshirë Albetrol? Është në fund të muajit, presim të ardhurat e ardhshme. Mund të presë me 1.5 milionë”, thotë Majlinda Thana.

Në një situatë tjetër, e njëjta zyrtare i sugjeron koleges që të mos dërgohet dokumentacioni për aprovim, duke pranuar se lista e pagesave nuk pasqyron realisht detyrimet emergjente të kompanisë.

Në të njëjtën bisedë diskutohet për përdorimin e një karte krediti që rezulton të jetë në emër të një ish-punonjësi të kompanisë, një person i identifikuar si “Sugar”, i cili, sipas zyrtares, është larguar nga Bankers që prej janarit, por karta vazhdon të përdoret në mënyrë të paqartë.

“Nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit. Ai nuk është më punonjës”, thuhet në përgjimet e siguruara.

Të nesërmen, më 10 prill 2025, në dy biseda të tjera të regjistruara, zbulohet ekzistenca e një llogarie bankare në Vjenë, përmes së cilës janë transferuar 2 milionë euro drejt Shqipërisë, pjesë e të cilave janë përdorur për pagesa të dyshimta dhe jo të dokumentuara qartë.

“Shko te Vienna, është një transfer prej 2 milionësh… edhe një tjetër prej 60 mijë. Këto janë nga Viena”, thotë Thana. “PetroSolution do paguhet vetëm një faturë, pjesa tjetër më vonë”, vijon ajo.

Nga përmbajtja e përgjimeve del qartë se pagesat ndaj institucioneve shtetërore si Albetrol nuk shihen si përparësi, ndryshe nga furnitorët privatë që, në disa raste, paguhen edhe me fatura të vjetra, pa dokumentacion të plotë. Skema e menaxhimit të këtyre pagesave ka bërë që Shqipërisë t’i shkaktohet një dëm financiar prej 240 milionë eurosh. Tashmë drejtuesit e kësaj kompanie janë vënë para përgjegjësisë penale, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao. Ndërkaq, për Majlinda Thanën është vendosur një masë sigurie “Detyrim Paraqitje”.

*Bisedat e regjistruara në 9 prill 2025, mes Majlinda Thana drejtoreshë e Thesarit pranë Bankers Petrolium me një shtetase të huaj të quajtur Sheri (punonjëse e lartë brenda Bankers në fushën e Financave)

Personi – A – Është shtetasja Majlinda Thana me numër telefoni 06970…
Personi – B – Është shtetasja Sheri me numër telefoni 06940…

Personi B: Përshëndetje Majlinda

Personi A: Përshëndetje Sheri, si je?

Personi A: Pra, fillimisht dua të të informoj që jam me pushime deri më 28 Prill. Pushimet nga viti 2024.

Personi A: Viti i kaluar, viti i kaluar.

Personi A: Kjo do të thotë që nuk do të kontrolloj email-in shumë shpesh, por nëse ka ndonjë urgjencë, mund të më ndihmoj, sigurisht. Së dyti, pashë planin tënd të pagesave (cash plan), ku më ke kërkuar të jap mendimin tim, etj.

Personi A: E pashë që nuk ka shumë hapësirë për pagesa të tjera, ndërkohë që ka shumë pagesa urgjente. Për shembull, së pari është Antea. Me Antea kemi garanci bankare, siç e di, dhe duhet të paguajmë, sepse kanë kaluar disa muaj pa bërë pagesë ndaj tyre, dhe borxhi i grumbulluar është rreth 500,000 USD, dhe kjo duhet patjetër të paguhet…Së dyti, kemi qiratë e tokës. Vlera e tyre është më pak se 1 milionë USD, por u kam kërkuar të dërgojnë kërkesat më urgjente sdhe vlera e tyre shkon deri në 400,000 USD. Gjithsesi, unë do të përgatis pagesat urgjente sipas atyre që shoh si më të rëndësishmet që nuk mund të shtyhen z.Xiao dhe të tjerët mund të japin sugjerime apo të konfirmojnë.

Personi B: Po, po…(flet dhe nuk kuptohet)

Personi A: por kam parë që ke përfshirë këtu edhe Albetrol. Pse? Eshtë në fund të muajit, atëherë të presim të ardhurat e ardhshme për ta paguar Albetrol.

Personi B: Po mund të diskutojmë për këtë. Ndoshta duhet ta shtyjmë. Duhet të diskutojmë cilat.

Personi A: po, sipas meje, albpetrol mund të presë me 1.5 milionë. Duhet të presë padiskutim. Përndryshe na mbeten shumë pak para në dispozicion dhe ka shumë furnitorë të rinj që nuk janë përfshirë si psh Seriani, SIA Kalandra etj…kështu që…

Personi B: Duhet të përditësosh…(flet por nuk kuptohet)

Personi A: Nuk e di nëse ke përfshirë këtu…lërme të kontrolloj…Petro Solution 800 mijë duket paksa shumë. Mund ta shtyjmë një pjesë të shumës për në fund të muajit. Këshilla ime është që të shtyjmë një pjesë të shumës për Petro Solution dhe Albetrol deri në të ardhurat e ardhshme.

Personi B: Flet po nuk kuptohet

Personi A: Por sidoqoftë duhet të përgatitemi edhe për përballjen tjetër financiare – të përcaktojmë pagesat urgjente që të dimë sa para kemi, sa mund të shpenzojmë. Sigurisht, edhe një lojale tjetër doganore për tu hequr, dhe pastaj mund të shohësh se cfarë mbetet për tu shpërndarë te furnitorët e tjerë. Sepse në këtë formë nuk është shumë e saktë për tu derguar për aprovim te menaxhmenti – ata duhet të jenë të informuar për të gjitha shpenzimet e detyrueshme të muajit. Ok? Ndoshta do ta përditësoj më vonë. Nuk e di nëse do ta dërgoj gjatë orarit të punës apo pasdite, por më mirë të mos aprovohet ky version. Më mirë të mos aprovohet. Sepse…

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Po, sepse ka disa furnitorë të vegjël që po kërkojnë pagesë çdo ditë. Më mirë të bëjmë pagesat. Po. Po, e di.

Personi A: Më fal, një shqetësim nga departamenti financiar është në lidhje me kartën e kreditit të Sugar-it. E dimë që ai është larguar nga kompania dhe nuk është më pjesë e pagave tona që prej janarit, por karta e tij e kreditit vazhdon të përdoret. Kjo i takon menaxhmentit të vendosë çfarë të bëhet me atë kartë. Nëse duan ta mbajnë apo jo – ata duhet t’i japin një udhëzim, sepse ai nuk është më punonjës. Por shpenzimet që janë bërë që kur është larguar, nuk e dimë për sa kohë – kompania duhet të vendosë nëse do t’i mbulojë apo do t’i paguajë vetë. Nëse ai nuk është më punonjës, nuk ka arsye që kompania të mbulojë shpenzimet e kartës së tij të kreditit.

Por është prioritet që dikush të flasë me z. Wang ose z. Xiao. Nuk e di. ndoshta z. Xiao ka qenë shefi i tij. Por edhe z. Wang. Sepse, nga ana financiare, karta e kreditit është në departamentin e financës dhe duhet ta zgjidhim këtë sa më shpejt. Besoj se ti i ke dërguar shpenzimet e tij edhe te qendra, sepse merr deklaratat e kartës së kreditit.

Personi B: (flet por nuk kuptohet)

Personi A: Okej, pra karta e tij e kreditit është pjesë e kontrollit të auditimit. Sipas politikave të brendshme, nëse dikush nuk është punonjës, dhe ka kartë krediti, atëherë duhet të justifikohen shpenzimet – ose të paguhet nga z. Xiao, ose të vendosë kompania çfarë do bëjë… Pra, është një vendim që duhet ta marrin. Okej? Por të lutem, vendose si prioritet për diskutim me Z. Xiao.

Z. Wang apo qendra. sepse duhet ta zgjidhim këtë çështje.

Personi A: Faleminderit. Mirupafshim./NEWSBOMB.al

Nga Kategoria

Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin

Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.
Lajme

Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

13 Dhjetor, 2025
Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së
Kryesore

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

13 Dhjetor, 2025
Ekstra

Kiara Tito “rikthehet” në produksionin e Big Brother VIP Albania

13 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Vlerësimet e lojtarëve të Arsenalit ndaj Wolves: Më pati fat! DY gola të shënuar në portën e vet i japin fitores dramatike Gunners mbi ekipin e vështirë të Premier League, ndërsa Viktor Gyokeres përsëri nuk arrin të shënojë.

13 Dhjetor, 2025
Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin

Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

Drama e fundit: Dy autogola ndihmojnë Arsenalin të shmangë turpin Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Wolverhampton me rezultatin 2-1 vetëm në minutat e fundit.

13 Dhjetor, 2025
Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së

Anëtari i Kryesisë së PD zbardh detajet nga mbledhja e fshehtë: Gjekmarkaj kërkoi dorëheqje, dhe ftoi për ikje edhe Noka e Bardhi.

13 Dhjetor, 2025

Kiara Tito “rikthehet” në produksionin e Big Brother VIP Albania

13 Dhjetor, 2025
Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike

Sulmi i Rusisë ndaj rrjetit energjetik, një milion familje në Ukrainë pa energji elektrike

13 Dhjetor, 2025
"Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbajmë me makinë 100 mijë euro?" Ahmetaj-Nokës: Salianji po grumbullon mbështetje, a ke si t'i dhe Flamur?!

“Jemi të angazhuar si parti, a mund ta mbajmë me makinë 100 mijë euro?” Ahmetaj-Nokës: Salianji po grumbullon mbështetje, a ke si t’i dhe Flamur?!

13 Dhjetor, 2025

Noizy i rikthehet pasionit të vjetër, fotografohet i “larë në gjak” krah kampionit shqiptar të boksit

13 Dhjetor, 2025
Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

Trump kërcënon hakmarrje: SHBA do të sulmojë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri

13 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.