• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 12 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA

12 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Burime për skyweb.al bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.

Lexo edhe:

Këshilli i Mandateve për Ballukun convokohet më 28 janar; Bardhi: Bllokim i pazakontë që lejon të pandehurën të fshijë provat.

Nancy VanHorn emërohet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Forcimi i sundimit të ligjit përmirëson drejtësinë në Shqipëri.

Lidhja me dosjen AKSHI

Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Çfarë është DURANA

DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

Më herët Skyweb.al raportoi se faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al

Tags: akshiduranaskandalspak

Nga Kategoria

Këshilli i Mandateve për Ballukun convokohet më 28 janar; Bardhi: Bllokim i pazakontë që lejon të pandehurën të fshijë provat.
Lajme

Këshilli i Mandateve për Ballukun convokohet më 28 janar; Bardhi: Bllokim i pazakontë që lejon të pandehurën të fshijë provat.

12 Janar, 2026
Nancy VanHorn emërohet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Forcimi i sundimit të ligjit përmirëson drejtësinë në Shqipëri.
Kryesore

Nancy VanHorn emërohet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Forcimi i sundimit të ligjit përmirëson drejtësinë në Shqipëri.

12 Janar, 2026
“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.
Lajme

“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.

12 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tri familje evakuohen në lagjen “Kodra e Trimave” për shkak të vërshimeve.

Tri familje evakuohen në lagjen “Kodra e Trimave” për shkak të vërshimeve.

12 Janar, 2026

VIDEO: Joao Cancelo mbërrin në Barcelona për të përfunduar huazimin nga Al Hilal pas vonesës së Superkupës Spanjolle

12 Janar, 2026
Këshilli i Mandateve për Ballukun convokohet më 28 janar; Bardhi: Bllokim i pazakontë që lejon të pandehurën të fshijë provat.

Këshilli i Mandateve për Ballukun convokohet më 28 janar; Bardhi: Bllokim i pazakontë që lejon të pandehurën të fshijë provat.

12 Janar, 2026
Nancy VanHorn emërohet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Forcimi i sundimit të ligjit përmirëson drejtësinë në Shqipëri.

Nancy VanHorn emërohet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Forcimi i sundimit të ligjit përmirëson drejtësinë në Shqipëri.

12 Janar, 2026
Një tjetër arritje, këngëtarja ndërkombëtare zbulon fustanin e saj nga Valdrin Sahiti në Golden Globes 2026!

Një tjetër arritje, këngëtarja ndërkombëtare zbulon fustanin e saj nga Valdrin Sahiti në Golden Globes 2026!

12 Janar, 2026
“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.

“Unë nuk jam ajo që prish marrëdhënie”/ Debate të forta mes Selinës dhe Inës, banorja: Shko e puth shokun tani.

12 Janar, 2026
Mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial përfundon; një nënë 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj marrin ndihmë mjekësore dhe sociale.

Mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial përfundon; një nënë 33-vjeçare dhe tre fëmijët e saj marrin ndihmë mjekësore dhe sociale.

12 Janar, 2026

VIDEO: Drejtori i Man Utd, Jason Wilcox, i akuzuar nga tifozët e zemëruar gjatë mbërritjes në Old Trafford para ndeshjes humbëse ndaj Brighton në Kupën FA.

12 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In