Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU, sipas BalkanWeb.
Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.
Këto incidente janë pjesë e një sere rastesh shqetësuese që janë shënuar në vitin 2025, ku janë zbuluar produkte të tjera të rrezikshme për konsumatorët, si mandarinat me pesticide dhe peshku me parazit, që ishin hedhur në treg.