Barcelona duhej të kishte mbetur me 10 lojtarë.
Sipas Archivo Var, sot Komiteti Teknik i Arbitrave (CTA) vendosi t’i cilësojë si të papërshtatshme veprimet e arbitrit kryesor, Busquets Ferreira, gjatë ndeshjes së javës së 30-të të La Liga-s mes Atlético Madrid dhe Barcelona.
Polemika lidhet me një episod ku Gerard Martin i Barcelonës kreu një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Thiago Almada të Atlético-s. Arbitri i tregoi menjëherë karton të kuq të drejtpërdrejtë Martin. Megjithatë, pasi arbitri i VAR-it, Melero Lopez, i kërkoi Busquets të rishikonte pamjet, kartoni i kuq u anulua dhe Gerard Martin qëndroi në fushë, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.
Komiteti theksoi se arbitri i VAR-it, Melero Lopez, nuk kishte të drejtë të kontaktonte arbitrin kryesor apo të vinte në dyshim përjashtimin e Martin, pasi vendimi i arbitrit ishte përfundimtar dhe nuk duhej të rishikohej sipas rregullores.
CTA deklaroi gjithashtu se gabimi kryesor nuk ishte vendimi final i Busquets Ferreira për ta anuluar kartonin e kuq, por ndërhyrja e arbitrit të VAR-it në këtë episod. Si pasojë, arbitri i VAR-it, Melero Lopez, do të marrë pezullimin më të rëndë.
Sa i përket arbitrit kryesor, Busquets Ferreira, ndëshkimi i tij do të jetë disi më i lehtë.











