Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për shtyp deklaroi se monitorimi i çmimeve të karburanteve ka qenë i vazhdueshëm që nga fillimi i rritjes së çmimeve në bursë, pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ajo deklaroi se në tregun vendas, që nga fillimi i konfliktit, nuk ka pasur abuzime me çmimet e karburanteve.
Ibrahimaj: Ne që prej fillimit të rritjes së çmimeve të bursës, që prej bllokimit të Ngushticës së Hormuzit kemi monitoruar me bazë ditore reflektmin e çmimeve të bursës në çmimet e tabelës. Me përgjegjësi të plotë ju them që nuk ka pasur abuzime apo spekulime me çmimet e karburanteve pasi në llogaritjet tona çmimi i naftës ka reflektuar çmimin e burës, plus taksat, tarifat, të gjitha kostot. Dita e parë në të cilën nuk u pasqyrua menjëherë çmimi i burës në çmimet e tabelës ishte dita e djeshme dhe kjo është arsyeja pse ne e ngritëm Bordin e Transparencës. Janë luhajte ditore të cilat ne i monitorojmë disa herë në ditë, qoftë në bursë, qoftë në tabela për të parë nëse ka pasur spekulime dhe ju them që nuk ka pasur spekulime.
Më tej, ministrja u ndal edhe te korrupsioni në vend. Ibrahimaj theksoi se niveli i korrupsionit në Shqipëri ka rënë.
Ibrahimaj: Niveli i korrupsionit në Shqipëri ka rënë. Kjo nuk është një percetim. Ne besojmë fort në inovacionin, në sisteme dhe në uljen e ndërveprimit të qytetarëve apo bizneseve me institucionet publike. Nëse e lidhim nivelin e korrupsionit me nivelin e komunikimit apo ndërveprimit të enteve provate, individëve, bizneseve me institucione publike ky ndëveprim ka rënë për shkak të sistemeve. Sa i përket matjes, matja padiskutim që varet nga perceptimet dhe sa më shumë të flitet për një rritje korrupsioni aq më shumë do të rritet perceptimi për rritjen e korrupsionit.











