Kryeministri Rama mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 2, Tiranë, ku diskutoi mbi masat e qeverisë për përballimin e krizave ndërkombëtare që ndikojnë në ekonominë, përfshirë çmimet e naftës, rritjen e pagave dhe pensioneve.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e programeve për strehim të përballueshëm për familjet e reja dhe mundësitë për bizneset e vogla dhe të mesme, duke nënvizuar se shteti po ndërhyn në treg për të garantuar stabilitet dhe transparencë.
“Po përgatitemi për një ndryshim të madh në tregun e naftës, ku shteti do të garantojë rezervat dhe do të ndikojë në çmimin, duke e sjellë atë në parametra të arsyeshëm. Në të njëjtën kohë, po fusim risitë teknologjike që do të rrisin transparencën dhe kontrollin mbi tregun. Po krijojmë gjithashtu mundësi për strehim të përballueshëm për familjet e reja, si dhe mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, duke synuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve në vend”, tha Rama.











