Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Republikës Arabe të Sirisë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e kësaj njohjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:
“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.
Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”











