Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një periudhë me rëndësi të veçantë për besimtarët myslimanë kudo në botë. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame dhe përbën detyrim për çdo besimtar të rritur që gëzon shëndet të mirë.
Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime.
Ramazani konsiderohet muaj i durimit, vetëpërmbajtjes dhe afrimit me Zotin. Ai shërben si një kujtesë për përgjegjësinë ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë, duke nxitur solidaritetin dhe mirësinë.
Ramazani përkujton zbritjen e parë të Kuranit nga profeti Muhamed. Brenda këtij muaji është dhe nata e Kadrit, që konsiderohet nata më e vlefshme e vitit. Muaji mbyllet me Fitër Bajramin.
Në përfundim të Ramazanit, besimtarët festojnë Fiter Bajramin.
Udhëheqësit fetarë kanë apeluar që kjo periudhë të përjetohet me paqe, harmoni dhe përkushtim, duke theksuar rëndësinë e vlerave shpirtërore dhe njerëzore që përcjell Ramazani.









