Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën gjyqësore në ngarkim të kreut të PD-së Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamambër Malltezit, Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustinës.
Shkak u bë kërkesa e avokates Klodiana Gjyzari që mbron Andia Pustinën dhe Studio Pustinën, e cila i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që të tërheqin akuzën ndaj kësaj të pandehure dhe Studio Pustina.
Në plotësimin e parashtrimeve para gjykatës, avokatja relatoi: ‘Në 28/02/2026, me ligjin e ri ka ndryshuar neni 287, i Kodit Penal. Paraqesim kërkesë që SPAK të përcaktoj saktësisht akuzën, që nëse Andia Pustina përfshihet në pikën 3 të nenit 287, sepse sipas nesh nuk janë subjekte të këtij ligji. Dhe kërkojmë tërheqje të akuzës’.
Pas kësaj kërkese trupi gjykues pranoj kërkesën e Prokurorisë që të marrë në dispozicion parashtrimet e avokates dhe seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 2 prill 2026.











