• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shtrenjtimi i siguracionit të makinave, gazetari: Sistemi bonus malus vetëm ndëshkon, nuk shpërblen

17 Janar, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Emirjon Senja ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të sigurimeve të makinave, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që penalizon drejtuesit korrektë dhe shpërblen kompanitë e sigurimeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një postimi të tij në Facebook, Senja ka ndarë përvojën personale, duke theksuar se çmimi i sigurimit të automjetit të tij është rritur me 22 euro, pavarësisht se ai nuk ka shkaktuar asnjë aksident ndër vite.

Sipas gazetarit, shkaku i kësaj situate është rregullorja e re e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), e cila ka deformuar sistemin bonus-malus.

Lexo edhe:

Detaje të FRIKSHME/ U arrestua në Serbi, si Klejvis Metalla dhunoi partneren shtatzënë derisa i VRAU foshnjën: Të lutem mos më gjuaj!

Futbollistët e Shqipërisë në futsal regjistrojnë fitore 5-1 përballë Turqisë në ndeshjen e parë miqësore

Ky sistem, që teorikisht duhet të shpërblejë drejtuesit e kujdesshëm dhe të penalizojë ata me histori aksidentesh, duket se ka nisur të zbatohet kryesisht në drejtimin “malus”, duke ndëshkuar të gjithë njësoj pa marrë parasysh historikun e sigurisë së drejtuesve të automjeteve.

Senja ka kritikuar ashpër mungesën e transparencës dhe zbatimin e pjesshëm të këtij sistemi, që, sipas tij, është kthyer në një mjet për të përfituar më shumë nga qytetarët.

Ai gjithashtu ka vënë në dukje indiferencën e publikut për çështje që prekin drejtpërdrejt xhepin e tyre.

Në fund të statusit, gazetari ka publikuar një lidhje për më shumë detaje mbi analizën e tij dhe ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj çështjeve të tilla të rëndësishme.

Statusi i plotë i gazetarit Emirjon Senja:

Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

“Pak më parë pata një komunikim me Makbulën, një zonjë grua që më ka ndihmuar këto vite me sigurimin e makinës. Mësova që çmimi i TPL për makinën time, një Volkswagen, e sapo hyrë në moshën e adoleshencës, kushton sot 22 euro më shtrenjtë.

Dhe mqs një miku im i mirë më tha mbrëmë që “i ke patur qejf që i vogël këto çështjet e sigurimeve” 🙂 më takon të them ca gjëra në mes të kësaj heshtjeje të çuditshme të këtij populli heroik.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të rregullores së re të AMF, të miratuar gjoja në kuadër të ligjit të ri të sigurimeve, i cili në draft ishte një super ligj, por pasi kaloi dorë më dorë deri në seancë plenare, u squll fare duke i lënë thuajse dorë të lirë kompanive të sigurimeve.

Më ka ruajtur Zoti në rrugë mes shumë të çmendurish dhe nuk kam shkaktuar asnjë aksident deri më tani.

Sipas parimit bazë të sistemit bonus-malus, unë duhej të isha shpërblyer sot dhe jo të ndëshkohesha me 22 euro plus. Historiku im është fshirë dhe unë sot nis zero-zero, njëlloj me një 22 vjeçar që ka 13 muaj me patentë.

Nuk po i hyj detajeve mbi koeficientët e riskut, të cilët kanë nisur të zbatohen të gjithë përveç atij mbi historikun e aksidenteve, gjë që ka sjellë edhe shtrenjtimin e policave të sigurimit.

Në thelb kjo është e padrejtë, të paktën bonus-malus nuk është.

Emrin le t’ia verë AMF dhe karteli që dikton rregulloret.

Por mund të thotë dikush që shpërblimin do ta marrësh vitin tjetër! Kjo nuk është e vërtetë.

Rregullorja e re operon kryesisht vetëm për “malus” dhe shumë shumë pak në drejtimin “bonus”.

(Lexo detajet: https://shorturl.at/JaPnV )

Në dy shkrime radhazi, në nëntor dhe dhjetor paralajmërova këtë që do të ndodhte në janar, por si përherë e dashura e X personazhi apo orientimi seksual i Y personazhi morën më shumë vëmendje e më shumë LIKE se sa ajo që prek drejtpërdrejt xhepin e këtij mileti.” /albeu

Nga Kategoria

Aktualitet

Detaje të FRIKSHME/ U arrestua në Serbi, si Klejvis Metalla dhunoi partneren shtatzënë derisa i VRAU foshnjën: Të lutem mos më gjuaj!

17 Dhjetor, 2025
Futbollistët e Shqipërisë në futsal regjistrojnë fitore 5-1 përballë Turqisë në ndeshjen e parë miqësore.
Aktualitet

Futbollistët e Shqipërisë në futsal regjistrojnë fitore 5-1 përballë Turqisë në ndeshjen e parë miqësore

17 Dhjetor, 2025
Ukraina në rrezik të krizës financiare, Von der Leyen paraqet dy mundësi për ndihmë nga BE.
Aktualitet

Ukraina në rrezik të krizës financiare, Von der Leyen paraqet dy mundësi për ndihmë nga BE

17 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

VIDEO: Arne Slot QESH kur reporter pyet nëse Mohamed Salah duhet të bëjë më shumë në mbrojtje – dhe të kërkojë falje – për të rikthyer vendin e tij në Liverpool

17 Dhjetor, 2025
2025, një vit i sfidave të mëdha në art, politikë dhe muzikë!

2025, një vit i sfidave të mëdha në art, politikë dhe muzikë!

17 Dhjetor, 2025
Alarmin e dha terapisti: Si u zbuluan trupat e pajetë të Rob Reiner dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre në Brentwood.

Alarmin e dha terapisti: Si u zbuluan trupat e pajetë të Rob Reiner dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre në Brentwood.

17 Dhjetor, 2025

Videoja nuk tregon ushtarë të armatosur që rekrutojnë burra në Gjermani.

17 Dhjetor, 2025
Takimi i Kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit të Europës dhe zv.presidenten Kallas në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Takimi i Kryeministrit Rama me Presidentin e Këshillit të Europës dhe zv.presidenten Kallas në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

17 Dhjetor, 2025
Veriu dhe jugu i Mitrovicës bashkohen me një urë të re (fotogaleri)

Veriu dhe jugu i Mitrovicës bashkohen me një urë të re (fotogaleri)

17 Dhjetor, 2025

Man Utd dhe Roma në përplasje lidhur me tarifën e transferimit të Joshua Zirkzee, pasi ekipi italian bën një ofertë për sulmuesin e kërkuar holandez

17 Dhjetor, 2025

Ministria e Brendshme e Francës goditet nga një sulm masiv kibernetik, konfirmon ministri

17 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.