• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shqipëria rrezikon të mbetet pa titullin ‘doktor’, numri i diplomave të doktoraturave ra me 73% në 2024

18 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i diplomave të doktoraturave po tkurret me shpejtësi këto vitet e fundit, por me 2024 u dhanë vetëm 31 të tilla, ose 73 për qind më pak se me 2023 dhe shumë më pak se me vitin 2017 ku u shpërndanë 890 doktoratura.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ekspertet e Arsimit i lidhin arsyet e rënies me reduktim drastik të pranimeve në programet e doktoraturës dhe me emigrimin e lartë te të rinjve akademik. Shqipëria po përballet me një hemorragji të humbjes së talenteve drejt vendeve të tjera që ofrojnë kushte më të mira për doktorantë dhe kërkues. Anketat e mëparshme kanë treguar se Shqipëria ka nivelet më të larta të emigrimit të trurit në rang global në dekadën e fundit.

Në Shqipëri, programet doktorale kanë pësuar tranzicion gjatë viteve të fundit. Në vitin 2014, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë të gjitha programet e ciklit të tretë të studimeve (doktoraturat) në universitetet publike dhe private, për shkak të shqetësimeve mbi cilësinë dhe shkeljet procedurale. Kjo ndërprerje zgjati për rreth pesë vjet, duke shkaktuar pasoja negative për kërkimin shkencor dhe zhvillimin akademik në vend.

Lexo edhe:

Mediat turke e bëjnë fakt: Erdogan i ka dhuruar Edi Ramës një avion VIP, me vlerë 11.9 milionë dollarë

Rusia akuzon SHBA: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje”

Pas kësaj periudhe, disa universitete kanë rifilluar programet doktorale me kritere më të rrepta. Universiteti Europian i Tiranës (UET) rinisi programin e doktoraturave në vitin 2022, ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës ka hapur thirrje për aplikime në disa fusha për vitin akademik 2024-2025.

Sakaq, ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar të fillojë programe të reja për mbështetjen dhe financimin e doktoraturave në fillim të vitit 2025.

Këto zhvillime ndikojnë negativisht kërkimin shkencor në vend, pikërisht në kohën kur shkenca dhe inovacioni janë vënë në qendër të konkurrencës globale. Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimit teknologjik dhe shkencor, pa kapacitete të brendshme për të zhvilluar projekte të rëndësishme.

Nga ana tjetër trupa akademike e universiteteve po plaket, ndërkohë që ka mungesa të brezit të ri me titull doktor. Kjo do të ndikojë në cilësinë e arsimit të lartë dhe në aftësinë për të konkurruar në nivel rajonal dhe europian.

Doktorantët janë të nevojshëm jo vetëm në universitete, por edhe në institucione publike, agjenci zhvillimi, dhe sektorin privat për të analizuar, projektuar dhe zbatuar politika me bazë të dhënash.

BE kërkon nga vendet aspirante si Shqipëria zhvillim të qëndrueshëm të kërkimit shkencor, si pjesë e kapitujve të negociatave në kapitujt 25 dhe 26. Pa doktorantë dhe pa zhvillim shkencor të qëndrueshëm, Shqipëria do ta ketë më të vështirë të përmbushë këto standarde.

Rënia e doktoraturave është një sinjal alarmi për një boshllëk strukturor që po krijohet në sistemin akademik, shkencor dhe zhvillimor të vendit./ Monitor.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Mediat turke e bëjnë fakt: Erdogan i ka dhuruar Edi Ramës një avion VIP, me vlerë 11.9 milionë dollarë

25 Dhjetor, 2025
Bota

Rusia akuzon SHBA: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje”

25 Dhjetor, 2025
Lajme

Juventusi dhe Barcelona sfidojnë njëra-tjetrën për mbrojtësin e Bournemouth

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Operacioni për hernien e ish-presidentit të Brasilit Bolsonaro ishte ‘i suksesshëm’

25 Dhjetor, 2025

Mediat turke e bëjnë fakt: Erdogan i ka dhuruar Edi Ramës një avion VIP, me vlerë 11.9 milionë dollarë

25 Dhjetor, 2025
Kurti akuzohet se ka ofruar 100 euro për blerjen e votave të fëmijëve dhe pensionistëve.

Kurti akuzohet se ka ofruar 100 euro për blerjen e votave të fëmijëve dhe pensionistëve.

25 Dhjetor, 2025

Zelenskyy shpreh dëshirën për “shkëputjen” e Putinit në fjalimin e tij për Natën e Krishtlindjeve Në fjalimin e tij për natën e Krishtlindjeve, Presidenti Zelenskyy shprehu dëshirën e ukrainasve për vdekjen e Putinit dhe dënon sulmet e vazhdueshme të Rusisë.

25 Dhjetor, 2025

Rusia akuzon SHBA: Bllokada e Venezuelës është “pirateri dhe grabitje”

25 Dhjetor, 2025

Plani i Real Madridit për të rikthyer Nico Paz në Bernabéu

25 Dhjetor, 2025

Juventusi dhe Barcelona sfidojnë njëra-tjetrën për mbrojtësin e Bournemouth

25 Dhjetor, 2025

Ana tjetër e PAZBULUAR e biznesmenit Gerond Meçe, si krijoi monopolin e tenderave tek AKSHI

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.